"Bujqësia 2030"/ Denaj: Objektivi i përbashkët, ndërtimi i një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane!
Politikëbërës, fermerë dhe sipërmarrës të Shqipërisë rurale u mblodhën sot në Cërrik, në kuadër të një tryeze dyditore dialogu për bujqësinë dhe zhvillimin rural, pjesë e përpjekjeve për integrimin në Bashkimin Europian.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministra të tjerë te kabinetit qeveritar, deputetë, si dhe drejtues të pushtetit vendor.
Qëllimi i këtij takimi është dëgjimi i problematikave dhe ideve të aktorëve që operojnë në fushën e bujqësisë, si dhe ndërtimi i një ure të re bashkëpunimi për të forcuar sektorin në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
Në fjalën e saj, Ministrja u ndal te arritjet e sektorit gjatë dekadës së fundit.
“Kemi arritur shumë bashkë, trefishim të sipërfaqes së kultivuar në sera, pesëfishim të eksporteve bujqësore në mbi 80 tregje ndërkombëtare, rritje të mbështetjes financiare për sektorin, si dhe investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore”, tha Denaj.
Këto dy ditë, ministrja Denaj i cilësoi një mundësi të rëndësishme për të ndarë ide dhe për të diskutuar sfidat e së tashmes dhe të ardhmes, me synim ndërtimin e një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane.
“Si politikbërës, akademikë dhe biznese kemi një objektiv të përbashkët: një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane. Dy ditë janë të rëndësishme për biznesin tuaj, dhe jam e bindur që keni lënë pas me merakun tuaj disa nga problematikat që përballeni çdo ditë, por menduam që këto dy ditë janë shumë të rëndësishme për këtë bashkëbisedim, mes të tre drejtuesve kryesorë në politikbërje, akademikëve që na janë bashkuar dhe ju si përfaqësues, që të na ndihmoni në këtë proces kaq të rëndësishëm”, theksoi ajo.
Tryeza dyditore do të vijojë me diskutime gjithëpërfshirëse dhe ndarje në grupe pune tematike. Konkluzionet dhe rekomandimet nga çdo grup do të prezantohen gjatë ditës së dytë të aktivitetit, më 3 korrik 2025.

Nëse do të kursesh dhe të argëtohesh, lexoje këtë para 15 Korrikut
Çdo stinë ka ritmin e vet, por për shumë familje shqiptare një gjë mbetet e pandryshuar gjatë gjithë vitit. Ajo është koha e përbashkët përpara ekranit, aty......

Rama me fermerët: DUHET SIPËRMARRJE RURALE - “Të përdoret maksimalisht garancia sovrane 250 mln euro”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre si dhe për të......

“Fryhet” arka e tatimeve, 231 milionë euro më shumë - 6 mujori 2024/ Rriten të ardhurat në buxhet, tejkalohet plani
Të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore kanë pasur ecuri pozitive, duke ndjekur trend në rritje përgjatë gjysmës së parë të vitit. Sipas të......

Sa kushton parkingu? SCAN Intel analizon kostot
Përdorimi i makinës është kthyer në një nevojë bazë për shumicën e njerëzve, por bashkë me përdorimin e saj vijnë edhe disa kosto të tjera. Përveç taksave......

Valët e nxehtësisë, “fatale” në Evropë - 6 viktima në Itali dhe Spanjë. Temperaturat në Mesdhe arrijnë rekord
Nxehtësia përvëluese ka shkaktuar viktimat e para në Europë, ku gjashtë persona u regjistruan të vdekur në Itali dhe Spanjë. Ndërkohë, temperaturat e......

Zbardhet projektvendimi i ISSH për pensionet - Pas rivlerësimit me koeficientët e rinj pagat referuese rriten me 8.6%
Të gjitha pagat referuese përpara vitit 1994, për efekt të llogaritjes së pensioneve, do të rivlerësohen me koeficientin 13.397 duke njohur një rritje......

Shqiptarët nuk sigurojnë pronën nga zjarret - Renditemi ndër të fundit në Evropë. AMF: Rënie me 6% edhe e primeve nga kjo policë
Pavarësisht se Shqipëria është një prej shteteve më të rrezikuara në Evropë nga tërmetet dhe katastrofat e tjera, shqiptarët vijojnë të mos marrin asnjë masë......

Kush i paguan shqiptarët? Shteti është përgjegjës për një të tretën e pagave në ekonomi.
Në një ekonomi në zhvillim si ajo e Shqipërisë, pyetja se kush mban mbi shpinë barrën e pagave është më shumë se statistikë, është një pasqyrë e strukturës......