Bujqësi me kontratë për fermerët shqiptarë - Salla: Dëftesa tregtare për prodhimin, më shumë akses në financim

Nga ferma e vogël tradicionale, tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract farming” apo “bujqësisë së kontraktuar”.
Ky është orientimi më i ri që do ti jepet sektorit bujqësor në vend. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar në Kuvend, projektligjin për “Dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, i cili rregullon në mënyrë specifike dy instrumentet financiare si “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm” dhe “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar”.
Qëllimi këtij projektligji është që të sigurojë sa më shumë financime në bujqësi, pagesa të shpejta dhe të drejta për fermerin për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar, si dhe krijimin e një sistemi kolaterali nëpërmjet produktit bujqësor të ardhshëm dhe atij të magazinuar.
“Ky projektligj plotëson një hallkë që ka munguar, lehtëson financimin dhe u jep më shumë siguri aktorëve që operojnë në sektor”.
Referuar draftit, procedura për lëshimin e këtyre dëftesave tregtare është parashikuar të jetë elektronike, në platformën shtetërore “e-Albania”, pa tarifa, falas për të gjithë fermerët, duke kryer në të njëjtën kohë on-line edhe regjistrimin si barrë siguruese të këtyre dëftesave.
Ndërsa për shërbimet e regjistrimit, kërkimit dhe çregjistrimit në Regjistrin e Barrës Siguruese aplikohen tarifat sipas legjislacionit në fuqi. Efekti primar, që pritet të sjellë në zbatim ky projektligj, do të jetë shtimi i financimit në bujqësi, rritja e sipërfaqes së kultivuar në vend, rritja e ndjeshme e sasisë dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve bujqësore, një funksionim më i mirë i gjithë zinxhirit të produkteve bujqësore, që nga çasti i mbjelljes së fidanëve/farave e deri në çastin e shitjes apo përpunimit të produkteve bujqësore.
SHBA, tarifa prej 25% për produktet braziliane - Vendimi hyn në fuqi më 22 korrik, Lula premton kundërpërgjigje
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tarifa prej 25% për shumicën e importeve nga Brazili, që hyjnë në fuqi javën e ardhshme, duke përfunduar një......
Kush përfiton pagesa nga jashtë, do paguajë detyrime - Ngrihet sistemi elektronik i informacionit. Mekanizma të reja për mbledhjen e borxheve
Zhvillimi i tregtisë elektronike dhe rritja e përdorimit të pagesave ndërkufitare kanë sjellë sfida të reja për administrimin tatimor, veçanërisht në drejtim......
Kina, kufizime për eksportet e metaleve të rralla - Mund të rrezikojnë industritë perëndimore në vlerën e 6.5 trilionë dollarëve
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi se zbatimi i plotë i kufizimeve nga Kina, për eksportin e metaleve të rralla mund të rrezikojë prodhimin me......
Maqedonia e Veriut, në Korridorin Vertikal të gazit - Synohet furnizim i sigurt, i diversifikuar dhe konkurrues
Maqedonia e Veriut pritet t’i bashkohet Korridorit Vertikal të Gazit, një nga nismat më të rëndësishme evropiane për diversifikimin e furnizimit me gaz......
Britania humbet 330 mld paund në financat publike - Problemi i mprehtë që duhet të zgjidhë kryeministri i ri, Burnham
Financat publike të Britanisë po humbasin rreth 330 miliardë paund në vit për shkak të rritjes së dobët ekonomike, plakjes së popullsisë dhe sistemit......
Monedha 1 USD me imazhin e Trump - Kritikët kanë ngritur pyetje në lidhje me ligjshmërinë e dizajnit
Zyra e Monedhave të SHBA-së do të fillojë të prodhojë monedha 1 dollari me fytyrën e Presidentit Donald Trump në pjesën e përparme, si pjesë e përkujtimit të......
Një në katër mjete bujqësore ndodhet në Fier/ Më shumë traktorë, por më pak makina mbjellëse në vitin 2025
Numri i mjeteve bujqësore në Shqipëri ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, duke arritur në 34,770 njësi në vitin 2025, nga rreth 31 mijë që......
Makinat aziatike shtojnë praninë në rrugët shqiptare - DPSHTRR: 6-mujori, automjetet koreane në krye të listës
Gjatë gjysmës së parë të vitit Koreja ishte vendi kryesor i origjinës së automjeteve të regjistruara për herë të parë në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga......

