Shqipëria Postuar më 7 Maj 2025, 21:12

BSH vendos kufizime ndaj kredive për shtëpi të individëve - Tavan në vlerën e kredisë dhe të këstit

Nga Ledina Elezi

BSH vendos kufizime ndaj kredive për shtëpi të individëve -

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa lidhur me kreditimin në tregun e pasurive të paluajtshme, kryesisht për individët. Banka e Shqipërisë do të vendosë një tavan për vlerën e kredisë në raport me vlerën e kolateralit dhe një tavan lidhur me vlerën e këstit ndaj të ardhurave të kredimarrësit. Gjithashtu, dhe një rekomandim lidhur me maturimin e kredisë, kryesisht për individët huamarrës që arrijnë moshën e pensionit.

Më konkretisht, tavani për vlerën e kredisë ndaj kolateralit për kreditë në monedhën Lek do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ose të dhënë me qira, ndërsa në valutë do të jetë përkatësisht 75% dhe 70% për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.

Kësti ndaj të ardhurave për kreditë në monedhën Lek do të jetë 40% për blerjen e shtëpisë së parë dhe 35% për blerjen e një shtëpie të dytë ose për dhënie me qira. Për kreditë në valutë, ky kufi përcaktohet në 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpitë e tjera.

Këto janë masa që Banka e Shqipërisë i merr për sektorin bankar për të standardizuar aktivitetin kredidhënës gjatë procesit të kredidhënies, por duhet të kemi parasysh që vetë bankat gjatë këtij procesi këtë tavane i kanë dhe më të ulëta se këto nivele. Banka e Shqipërisë shprehet se në përgjithësi, po t’i referohemi të dhënave të aktivitetit kredidhënës nga bankat tregtare, raporti i vlerës së kredisë ndaj kolateralit që aplikojnë bankat është mesatarisht rreth 70%.

Banka e Shqipërisë ka vendosur një tavan maksimal që përfshin aktivitetin aktual kredidhënës dhe nuk përbën një pengesë në procesin e kredidhënies.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......