BSH tërhoqi 1 mld euro nga tregu në 2024-Sejko: Ndërhymë për të rritur rezervën valutore dhe stabilizuar kursin e këmbimit
Me qëllim stabilizmin e kursit të këmbimit dhe rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 1 miliardë euro gjatë vitit 2024.
Në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare, Guvernatori Gent Sejko foli mbi faktorët që kanë ndikuar në forcimin e lehtë të kursit të këmbimit përgjatë dy javëve e fundit.
“Sigurisht që kursi mbiçmohet ose nënçmohet sipas kërkesës dhe ofertës në treg, mund të ketë ndikuar edhe rritja e shpenzimeve të qeverisë shqiptare në tregun valutor. Çdo blerje që ne bëjmë shkon për efekt të rritjes së rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë. Vetëm gjatë 2024, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu rreth 1 miliardë euro për efekt të rezervës valutore, por gjithashtu dhe për ndërhyrje në kursin e këmbimit, për të stabilizuar kursin e këmbimit në treg.”
Sejko u ndal gjithashtu edhe në programin e kreditimit të Bankës së Shqipërisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Për këtë kategori do të jepet 250 milionë lekë kredi me normë shumë të ulët interesi, me një maksimum prej 25 milionë lekësh për çdo biznes.
“Normat e interesit do të jenë në 2% kur këto mbulohen me garanci bankare nga qeveria dhe deri në 3.5% kur këto janë brenda kritereve të riskut të bankave të nivelit të dytë. Pra, norma e interesit do të jetë mjaftueshmërisht më e ulët. Kredia do të jetë vetëm në lekë.”
Së fundmi, Banka e Shqipërisë ka bërë edhe ndryshime rregullative që pritet të përkthehen në një ulje të normave të interesit për kreditë konsumatore, si nga ana e bankave, ashtu edhe nga ana e institucioneve financiare jobanka.
“Në mbledhjen e sotme, ndryshimet rregullative konsistojnë në disa ndryshime që kanë të bëjnë me uljen e mëtejshme të normës së interesit për kreditë konsumatore nga institucionet bankare dhe jobankare. Gjithashtu dhe për një kufizim në komisionet e aplikuara nga këto institucione financiare bankare dhe jobankare lidhur me kredinë konsumatore dhe gjithashtu disa ndryshime që kanë të bëjnë me transparencën në raport me marrëdhëniet që kanë huamarrësit për kreditë konsumatore në institucionet financiare dhe jobanka.”
Në vijim, pritet që Banka Qendrore të ndërmarrë disa masa të reja për të rritur kreditimin ndaj sektorit të bujqësisë.
Sondazh

Rehabilitimi, Unaza Bujqësore e Lushnjes, gati në pranverë-Balluku: Do e dorëzojmë para afatit, nxit bujqësinë dhe agroturizmin
Vazhdojnë punimet për segmentin rrugor Lifaj i Ri – Unaza Bujqësore, në Bashkinë Lushnje. Gjatë inspektimit në terren, Zëvendëskryeministrja, njëherësh......

Norma bazë e interesit mbetet 2.75%-Sejko: Ulja e çmimit të energjisë në 2025 do të ndikojë në inflacionin e përgjithshëm
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e mbajtur atë në nivelin e mëparshëm prej 2.75%. Në konferencën për shtyp......

“Minerale të rralla në këmbim të ndihmës amerikane” - Trump vendos kushtet për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se donte që Ukraina të furnizonte Shtetet e Bashkuara me minerale të rralla, si një formë pagese për mbështetjen......

Posta e SHBA-së pezullon pakot nga Kina, Hong Kongu - Vendimi ndalon dërgesat e mallrave të vogla pa tarifa doganore
Shërbimi Postar i SHBA-së tha se do të pezullojë përkohësisht pakot nga Kina dhe Hong Kongu, pasi Presidenti Donald Trump i dha fund një dispozite tregtare......

Gjykata e BE-së mbështet gjobën prej 320 milionë eurosh kundër Polonisë!
Komisioni Europian veproi saktë kur zbriti 320,200,000 euro nga pjesa e ndarë e Polonisë në buxhetin e BE-së lidhur me reformën e diskutueshme gjyqësore të......

Konferenca e pensioneve, Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore Konferencën......

Durrësi kalon Tiranën për rritjen e kredisë - Korça, e vetmja ku huaja konsumatore preferohet si ajo për blerje banese
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc më të lartë të kredisë se në 2023. Në fund të tremujorit të katërt, totali i kredive të marra nga individët ka arritur......

Diaspora do votojë edhe me pasaporta e karta ID të skaduara - Zgjatet afati, Hoxha: Janë 500 mijë ID të skaduara
Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar për diasporën në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11......