BSH tërheq nga tregu 270,5 mln euro - Leku u zhvlerësua ndaj monedhës së përbashkët në fund të tremujorit të tretë
Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu i brendshëm valutor rreth 270.5 milionë euro, me synim kryesor stabilizimin e kursit të këmbimit, por jo vetëm.
Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka realizuar 6 ankande për blerjen e valutës, ku dy prej tyre kanë qenë me opsionin forëard, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje.
Përmes ankandeve të zhvilluara gjatë tremujorit të tretë rezulton të jenë blerë 94.40 milionë euro. Mesatarja e blerë në ankandet e këtij tremujori ka rezultuar në vlerën 15.70 milionë euro, me një përmirësim krahasuar me 14.50 milionë euro në shtatë ankandet e zhvilluara në tremujorin e kaluar.
Krahas blerjeve me ankand, me anë të ndërhyrjeve në tregun valutor, në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar, janë blerë 176.10 milionë euro.
Gjatë tremujorit të tretë, kursi i këmbimit është shoqëruar sërish me luhatje, ku gjatë muajit shtator euro ka pësuar rënien më të madhe në raport me lekun duke u këmbyer me 98.77 lekë në 30 shtator. Duke ndërhyrë në tregun valutor, Banka e Shqipërisë është përpjekur që të zbusë luhatjet e kursit të këmbimit. Këto blerje rrisin ofertën e lekut në treg dhe ulin vlerën e tij duke stabilizuar kursin e këmbimit.
Nga ana tjetër, në periudhën janar-mars janë blerë gjithsej 32.60 milionë euro, ndërsa në prill-qershor rreth 101.60 milionë euro. Në nëntë muaj, Banka e Shqipërisë ka tërhequr mbi 542 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Ndërkohë, gjatë vitit 2025 parashikohet të blihen përmes ankandeve rreth 270-350 milionë euro, 20 milionë euro më shumë se viti aktual ku blerjet vjetore planifikoheshin në 250-330 milionë euro.
Sondazh

Japonia do të ulë emetimet me 60% në 2035 - Objektivi final është arritja e emetimeve zero neto deri në 2050
Japonia finalizoi një plan për të ulur emetimet e gazeve serrë me 60% deri në 2035, në raport me nivelet e vitit 2013. Objektivi për 2030 reflekton një......

A janë gati ndërtesat e vjetra për t’u rinovuar? - Simaku: Ka mungesa! Duhen të dhëna dhe certifikime të mureve
Në Konsultimet Publike është publikuar Strategjia e Rinovimit të Stokut të Ndërtesave ku synohet ndërhyrja në funksion të rritjes së efiçencës së energjisë......

Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet, me rënie gjatë 11-mujorit. Luhaten importet
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për 11-mujorin e vitit 2024 ka shënuar zhvillime të dukshme, me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara......

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë, në rehabilitim - Hapet tenderi për projektimin. Linjë edhe nga aeroporti i ri, në Vlorë
Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për studimin dhe hartimin e projektit për rehabilitimin e linjës Rrogozhinë – Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re......

Për një Tiranë më të qetë! - Bashkia hap tenderin për reduktimin e ndotjes akustike
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e hartës strategjike të zhurmave. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është rreth 5......

Paundi cash i kapur në kufi, “sfidon” valutat e tjera - Mbi 77 mijë GBP të padeklaruara në 8 pika doganore deri në Gusht
Drejtoria e Antitrafikut në pikat e kalimit kufitar në Degët Doganore Durrës, Rinas, Hani Hotit, Vlorë, Kakavijë, Kapshticë, Muriqan dhe Morinë ndaj......

Çmimet e vajit të ullirit, në rënie në 2025 - Sipas fermerëve, kostot e prodhimit mbeten të larta
Çmimet e prodhimit të vajit të ullirit në Greqi po bien me shpejtësi, duke qëndruar aktualisht rreth 5 euro për litër, ndërsa kostot janë jashtëzakonisht të......

Koha e dhuratave nga DigitAlb! - Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
Festat e fundvitit i mbledhin të gjithë në shtëpi dhe DigitAlb është kryefjala e atmosferës magjike dhe ngrohtësisë së familjes. Platforma televizive e të......