Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2025, 11:57

BSH, projekte për financat e gjelbra - Sejko: Vëmendje ndaj menaxhimit të rreziqeve klimatike

Nga Ernilda Luzi

BSH, projekte për financat e gjelbra - Sejko: Vëmendje ndaj menaxhimit

Në Shqipëri është hartuar një strategji e fokusuar në sektorin bankar, e cila synon vlerësimin e ekspozimeve të tij ndaj ndikimeve klimatike dhe mënyrave të trajtimit të tyre. Gjithashtu, banka qendrore ka shtuar vëmendjen ndaj menaxhimit të rreziqeve klimatike, ndërgjegjësimit publik dhe klasifikimit të financave të gjelbra, duke theksuar angazhimin e saj për një të ardhme financiare të sigurt dhe afatgjatë.

Gjatë takimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko me ekipin e Fondit për Rritjen e Gjelbër dhe anëtarët e Komitetit Investues të këtij fondi, u diskutua për projektet e energjisë së gjelbër dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Përfaqësuesit e Fondit për Rritjen e Gjelbër u shprehën të gatshëm të ofrojnë asistencë teknike për të mbështetur bankat në menaxhimin e projekteve të gjelbra. Sa i përket ndikimit të ndryshimeve klimatike, Fondi ka ekspertizë të mirë në sheshimin e hendekut midis kërkesave rregullatore dhe aspekteve praktike të zbatimit të tyre.

Në vitin 2023, Banka e Shqipërisë miratoi Strategjinë e saj të Gjelbër të hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Kjo iniciativë shërben si një hartë udhëzuese për identifikimin, monitorimin dhe menaxhimin e rreziqeve klimatike, ndërkohë që përgatit vendin për rritje të qëndrueshme.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat