BSH ndërhyn, por zhvlerësimi i euros nuk ndalet - Bleu 161 mln euro në gjysmën e parë të vitit, 45% e kësaj shume në vetëm 2 muaj
Banka e Shqipërisë ka blerë 161.6 milionë euro në tregun e brendshëm gjatë gjysmës së parë të vitit, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe stabilizimin e kursit të këmbimit.
Gjatë tremujorit të dytë, Banka ka zhvilluar 7 ankande ku janë blerë 88.90 milionë euro nga 33.20 milionë euro të blera në tremujorin e parë. Prej datës 9 maj rezulton të jetë bërë një blerje prej 72.70 milionë eurosh, e ndryshme nga ankandet e zakonshme.
Por a kanë dhënë këto ndërhyrje rezultat në zbutjen e kursit të këmbimit?
Pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit ka marrë tatëpjetën për poshtë. Zhvlerësimi i euros nuk është ndalur asnjë moment, duke rënë në 97 lekë në fillim të muajit qershor.
Sikurse ishte lajmëruar në dhjetor 2024, Banka Qendrore ka zhvilluar dy ankande me opsionin FORWARD me afat 1 muaj, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje, ndërsa ka vijuar me zhvillimin e dy ankandeve të tjera me afat 3 muaj.
Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë synon që të blejë nga bankat tregtare 270-350 mln euro, rreth 20 milionë euro më shumë se në 2024. Si rezultat i të ardhurave nga turistët, flukset e euros janë më të larta në tremujorin e dytë dhe të tretë. Për këtë arsye, numri më i madh i ankandeve zhvillohet në këtë periudhë.
Banka Qendrore mban një rezervë valutore për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit, si dhe mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit.

Sa më shumë shkollë, aq më pak sipërmarrje/ Gjysma e të rinjve me arsim të lartë punësohen, por vetëm pak guxojnë të vetëpunësohen
Të dhënat më të fundit për tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 hedhin dritë mbi një fenomen interesant që lidhet ngushtë me nivelin arsimor të të......

Shqipëria më pak e “plakur” se mesatarja europiane/ Raporti i varësisë ndaj të moshuarve arriti në 33.3% në vitin 2025
Raporti i varësisë së të moshuarve, i përcaktuar si përqindja e individëve të moshuar (të moshës 65 vjeç e lart) në raport me popullsinë në moshë pune......

Bostani shqiptar, produkti më i kërkuar në botë! - Vetëm në 8 muaj u eksportuan 54.6 mijë ton në tregjet e huaja
Sasia e produkteve të prodhuara në tokën shqiptare që kanë shkuar në tregjet botërore ka arritur në 361.994 ton deri në muajin Gusht 2025. Krahasuar me......

Universiteti po humbet terren, të rinjtë drejt zanatit - Hasalla: Është ndryshuar mendësia, arsimi profesional po merr përparësi
Gajtë periudhës janar-gusht të këtij viti, 7589 individë kanë marrë formimin profesional. Këto shifra tregojnë një rritje me 49%, krahasuar me të njëjtën......

“Siguri e nivelit të lartë për infrastrukturat kritike” - Më tepër kërkesa në marrëveshjet me palët e treta. Plane emergjence për sulmet kibernetike
Infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të zbatojnë disa masa të reja për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike. Bëhet fjalë......

Rreth 1.2 mld lekë kredi u risktrukturuan nga bankat - BSH: Më pak se vitin e kaluar. Bizneset ishin ato që kërkuan zgjatje të afatit të maturimit
Bankat kanë ristrukturuar më pak kredi në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, shuma e......

Evropa “mbush” arkën e Rusisë - Mbi 8 mld euro të ardhura tatimore nga importet evropiane të gazit
Importet evropiane të gazit të lëngshëm rus i sollën Moskës 8.1 miliardë euro të ardhura tatimore gjatë viteve 2022 deri në 2024, sipas një hulumtimi të......

BERZH, 29 mln euro për rrjetin energjetik në Kosovë - Projekti synon digjitalizimin dhe rritjen e kapacitetit me 300 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton dhënien e një huaje korporative deri në 29 milionë euro për Operatorin e Sistemit,......