Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2025, 13:57

BSH, me rregullore të re për mbrojtjen e klientëve-Kaçani: Kufizohen më tej interesat për kreditë deri në 200 mijë lekë

Nga Alida Lula

BSH, me rregullore të re për mbrojtjen e klientëve-Kaçani:

Për të gjitha subjektet financiare jobanka, kanë hyrë në fuqi kritere më të forta, të cilat synojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe uljen e normave të interesit. Nëpërmjet ndryshimeve të reja të rregullores “Për kredinë konsumatore dhe hipotekore”, Banka e Shqipërisë ka rishikuar metodologjinë e interesit maksimal, duke ulur edhe më tej koston e interesit për kreditë konsumatore në fashën nga 0 – 200.000 lekë. Jonida Kaçani, zëvendësdrejtore e Departamentit të Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, ka thënë në emisionin “GDP’’ në SCAN tv, se janë sjellë 2 risi, ku ndryshimi i rëndësishëm përfshin reduktimin e kostove të komisioneve të aplikuara për kredinë. Përveç uljes së kostove, konsumatori do duhet t’i paguajë komisionet menjëherë në momentin e marrjes së kredisë dhe jo të shpërndara në kohë. Ndryshime, pësoi edhe rregullorja për transparencën mbi produktet dhe shërbimet financiare.

“Është një kufizim dhe dhe ajo që po realizojmë, është një kufizim i mëtejshëm i kostos totale të kredisë për klientët individë. Iniciativa të tilla dhe ndërjyrje të tilla, kemi kryer që në vitin 2021, dhe që në atë kohë, kosto totale e kredisë ka rënë ndjeshëm, mund të themi gati dhe më shumë se sa 3 herë. Në atë kohë, vendosëm një normë tavan, atë që ne e konsiderojmë norma efektive e interesit. Kemi targetuar pikërisht këtë normë për të treguar, sepse është një tregues që merr në konsideratë përtej normës nominale të interesit që zakonisht individët njohin, të gjitha kostot e tjera të lidhura me kredinë. Dhe për të realizuar një reduktim të këtyre kostove, ne vendosëm një tavan që këto subjekte qoftë banka apo jobanka të aplikojnë.  Dhe mund të themi, që në harkun kohor të këtyre viteve, ne kemi ulje të ndjeshme të normës efektive dhe të kostos totale të kredisë për individët dhe gati më shumë se tre herë. Nga analiza dhe nga ajo që kemi konstatuar këto vite, ritmet e rënies së normës maksimale efetive të inetersit, nuk ka qënë e njëjtë për fashat brenda kredisë së konsumatorit. Për këtë arsye, u miratuan këto ndryshime të fundit, të cilat kanë në targetin e tyre, fashën e kredisë konsumatore me këste nga 0 - 200 mijë lekë, ku shtresat më vulnerabël, apo dhe klientelës marrin kryesisht nga subjektet banka dhe jobanka” – ka thënë zv.drejtoresha Kaçani.

Banka e Shqipërisë, është kujdesur të specifikojë, se në rastin e këstit apo kësteve të kredisë, përfshihet principali dhe interesi, pa lënë hapësira për vendosje komisionesh apo tarifash të tjera ekstra.

“Kemi ndryshuar metodologjinë aktuale dhe publikuam normën e maksimale feketive të detyrueshme për zbatim nga subjektet banka dhe jobanka, duke mos e shtuar atë në ndryshim nga fashat e tjera me marzhin prej 33% që ne kemi. Dhe me këtë, ne presim të kemi një reduktim të mëtejshëm të kostove totale të kredisë, pikërisht për këtë fashë kredish” – shton Kaçani.

Këto ndryshime përmbyllin një sërë masash të marra nga BSH që nga fillimi i hetimeve nga prokuroria e Tiranës për skandalin e mikrokredive. Portofoli i kredisë së mikrofinancës, arriti në 60.2 miliardë lekë në tremujorin e tretë të 2024-ës, rritje me gati 12%, duke përbërë një shtyllë të rëndësishme të sistemit financiar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat