Shqipëria Postuar më 25 Mars 2026, 17:22

BSH licencon “Jet Bank” sh.a.- Do të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale

Nga Dorian Koça

BSH licencon “Jet Bank” sh.a.- Do të jetë banka e

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë licencimin e aktivitetit të “Jet Bank” .
Sipas njoftimit të Bankës Qendrore, “Jet Bank” do të ushtrojë veprimtaritë bankare dhe financiare, në përputhje me kushtet dhe kërkesat e licencës së miratuar nga Banka e Shqipërisë.
“Jet Bank” synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale. Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare.
Zgjerimi i tregut bankar aktual me një bankë si Jet do të nxisë edhe më tepër konkurrueshmërinë ndërmjet aktorëve të këtij tregu, e cila mund të përkthehet në ulje të ndjeshme të kostove dhe tarifave të transaksioneve.
Aktualisht, në vendin tonë operojnë 11 banka. Me dhënien e miratimit paraprak të Jet Bank dhe Ziraat Bank, ky numër pritet të shkojë në 13 gjatë vitit të ardhshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat