BSH do të blejë më shumë valutë në treg - Deri në 350 mln euro në 2025. Synohet stabilizimi i kursit të këmbimit
Banka e Shqipërisë pritet të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro gjatë vitit 2025. Në krahasim me vitin aktual, nga tregu do të tërhiqen 20 milionë euro më shumë. Sipas të dhënave zyrtare, Banka Qendrore ka blerë përmes ankandeve 250-330 milionë euro gjatë 2024.
Për vitin e ardhshëm, ankandet do të nisin nga muaji shkurt deri në dhjetor. Gjithsej, parashikohen të zhvillohen 22 ankande, me marrëveshje forward 1 ose 3 mujore, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje. Shumat e blera në një ankand variojnë nga 5-10 milionë euro.
Në muajt qershor, korrik dhe gusht, Banka e Shqipërisë do të blejë shumën më të madhe të eurove. Si pasojë e fluksit të lartë të turistëve, pritet që gjatë sezonit të verës të ketë një prani më të madhe të eurove në treg, e për rrjedhojë parashikohet që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë më shumë, me qëllim tërheqjen e sasisë së lartë të eurove në vend dhe forcimin e lekut.
Ndërhyrje të të tilla bëhen me synim rritjen e rezervës valutore. Rezerva valutore përfshin të gjitha aktivet e shprehura në monedhë të huaj dhe shërben për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë në shlyerjen e borxhit të jashtëm, mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit dhe mundëson ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit.
Sondazh

Kalojnë në llogaritë e profesionistëve të lirë 5.8 mln euro - Kthehen këstet e parapaguara të tatim-fitimit. Përfitojnë 7157 subjekte
Administrata tatimore ka finalizuar procesin e kthimit të pagesave të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin e Thjeshtuar, apo Tatimin mbi Fitimin për 7157......

Hapet gara për aksin Milot-Balldre - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km, vlera e kontratës parashikohet në 365 mln euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre. Sipas dokumenteve të tenderit vlera......

Qeveria miraton TEC-in privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do merret nga gazsjellësi TAP
Qeveria ka miratuar ndërtimin e termocentralit në Roskovec të Fierit. Impianti, që do të prodhojë energji nga gazi, parashikohet të ketë një fuqi që......

Britania, 70 mld paund për rrjetin elektrik - Investimet synojnë uljen e kostove të energjisë. Hapen 100,000 vende pune
Kompanitë e energjisë kanë premtuar të shpenzojnë pothuajse 70 miliardë paund gjatë pesë viteve për të ndihmuar në rilidhjen e infrastrukturës së energjisë......

Kosova, ankand për energjinë e erës - Synohen projekte me kapacitet deri në 150 MW
Ministria e Ekonomisë e Kosovës filloi fazën e parë të dy ankandeve të planifikuara për energjinë e erës. Kapaciteti i synuar për raundin e parë është 50 MW......

Rregulla të reja për zonat aeroportuale - Prioritet, siguria. Masa administrative për shkelësit
Këshilli i Ministrave përcaktoi rregullat për zhvillimin e zonave aeroportuale, në lidhje me ndikimet që mund të kenë në sigurinë në operim, ndërtimet e......

Mali i Zi, 1,4 mld euro për infrastrukturën - Plani përfshin investime për dy hidrocentrale, gazsjellësin Adriatiko-Jonian
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një listë të projekteve infrastrukturore prioritare në sektorin e energjisë. Kjo listë realizohet për të përmbushur......

Çmimet në Shqipëri rriten edhe sipas Eurostat/ Inflacioni i Nëntorit vlerësohet në 2.4%, 1 pikë poshtë BE-së
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit......