BSH dhe UNDP forcojnë bashkëpunimin - Diskutohen financat e gjelbra, edukimi financiar dhe mbështetja për bizneset e vogla

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri, Randi Davis, ku në fokus ishin zhvillimet ekonomike dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe financiar, ndërsa u diskutuan edhe sfidat e reja me të cilat përballet ekonomia shqiptare.
Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua financave të gjelbra dhe ndryshimeve klimatike. Banka e Shqipërisë po punon për përfshirjen e faktorëve klimatikë dhe mjedisorë në sektorin financiar, ndërsa UNDP shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisma që rrisin kapacitetet e aktorëve financiarë në këtë drejtim.
Në fokus ishte edhe edukimi financiar dhe digjital, si dhe zhvillimi i sistemeve të pagesave dhe forcimi i sigurisë kibernetike. Palët vlerësuan nevojën për rritjen e kulturës financiare të qytetarëve dhe përdorimin më të sigurt të shërbimeve financiare.
Një tjetër pikë e diskutimit ishte mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht për përmirësimin e aksesit të tyre në financim dhe forcimin e kapaciteteve. UNDP theksoi se kjo është një fushë me potencial për shkëmbim eksperiencash dhe zhvillim të nismave të përbashkëta.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu integrimi evropian i Shqipërisë dhe rëndësia e reformave institucionale dhe përafrimit të politikave me standardet e Bashkimit Evropian.
Në përfundim, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në financat e gjelbra, edukimin financiar dhe digjital, sistemet e pagesave, mbështetjen e SME-ve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Të rinjtë në tregun e punës/ 7 mijë të punësuar më pak krahasuar me vitin që shkoi
Të rinjtë në Shqipëri po përballen me një treg pune që ka ndryshuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit 2026, në......
Çfarë ofron “afterschool”? - Klube artistike, kompeticione dhe trajnues me eksperiencë
Programi “Pas Shkolle” nuk do të shërbejë vetëm për qëndrimin e nxënësve në shkollë përtej orarit mësimor, por do t’u krijojë atyre mundësi për të zhvilluar......
Kina, laboratori i ri i botës - Robotë, IA dhe fabrika të automatizuara tërheqin biznesin global
Kina po kthehet në një destinacion të ri për investitorët dhe drejtuesit e kompanive që duan të shohin nga afër teknologjitë që po ndryshojnë industrinë. Në......
SHBA, alarm për rreziqet e IA - Paralajmërimet për zhdukjen e njerëzimit shtojnë presionin për rregulla të reja
Shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale po shtohen në SHBA, pasi studiues të sigurisë së IA paralajmërojnë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë......
40 zjarre në 24 orë, flakët ende aktive - Dajti, Dibra, Shkodra e Mallakastra mbeten në fokus të ndërhyrjeve
40 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 6 vatra vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje,......
Demo, ministër i Brendshëm - Zëvendëson Lamallarin. Çështjet e pushtetit vendor, nën të njëjtën strukturë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i ministrisë, ndërsa në vend......
260 mln euro për energjinë - Kroacia miraton paketën për të frenuar rritjen e faturave për familjet dhe bizneset
Qeveria e Kroacisë ka miratuar një paketë masash me vlerë 260 milionë euro, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë, të nxitur nga......
Inflacioni në Kosovë, 7.3% - Transporti dhe energjia kryesojnë rritjen e çmimeve në gusht
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7,3%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të......

