BSH, bankave: Duhet angazhimi juaj për SEPA-n. Minxhozi: Përfitime jo vetëm për qytetarët, por edhe për ju
Sfida e radhës pas anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA është përmbushja e hapave të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë për t’u anëtarësuar në skemat SEPA, duke filluar nga prilli i këtij viti, me qëllim që të gjitha përfitimet të materializohen dhe të bëhen pjesë e përditshmërisë të qytetarëve, bizneseve dhe gjithë aktorëve të tregut”. Gjatë workshopit “Aspektet teknike dhe ligjore të lidhjes me skemat SEPA”, zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi i inkurajoi bankat të përmbushin këtë objektiv, si proces që varet vetëm nga këto institucione financiare.
“Pavarësisht se ky rrugëtim është individual, ai kërkon një angazhim maksimal dhe bashkëpunim midis jush që të kryhet në mënyrë efikase dhe të shpejtë. Më lejoni t’ju sjell në vëmendje se anëtarësimi në SEPA për secilin nga ju sjell një dimension të ri në të ardhmen e shërbimeve që ju ofroni. Përtej benefiteve që kemi përmendur në vazhdimësi për qytetarët, bizneset dhe ekonominë në tërësi, ky anëtarësim ju vendos në pozicion avangard krahasuar me vendet e tjera të rajonit ku ju jeni prezentë, por që nuk janë ende në SEPA. Nga ana tjetër, anëtarësimi në SEPA po krijon parakushtet e nevojshme për përgatitjen tuaj, në kuadër të integrimit të plotë të vendit në BE”, - tha Minxhozi.
Ofrimi i një produkti të ri, sipas Minxhozit duhet të shoqërohet edhe me angazhimin për projekte të reja në fushën e pagesave.
“Në këtë drejtim gjej rastin të theksoj edhe nevojën për angazhimin tuaj maksimal në projektet e tjera në fushën e pagesave si open – banking dhe, së fundmi, instant payment. Këto projekte janë pashmangshmërisht të ndërlidhura me përgatitjen e tregut tonë për të ardhmen evropiane dhe inovacionin e nevojshëm që ju duhet të zotëroni për të përballuar konkurrencën”, - tha Minxhozi.
Shqipëria u anëtarësua në SEPA vitin që shkoi, ndërkohë që sipas afateve bankat e nivelit të dytë do të duhet të jenë gati për të kryer pagesa në zonën unike të pagesave euro, në tetor 2025.
Sondazh

Me çfarë udhëtojnë të huajt drejt Shqipërisë?-72% e turistëve nuk kanë zgjedhur fluturimin me avion
Me një total prej 11.7 milionë hyrjesh në vitin 2024, Shqipëria po dëshmon se është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik. Por me çfarë udhëtojnë të......

Çfarë është Durana Technopark?-Nga programet kompjuterike, te krijimi i ekspertëve, cili është fokusi?
Durana Technopark është një iniciativë moderne që synon të revolucionarizojë peizazhin e shkencës, teknologjisë dhe sipërmarrjes. Në kuadër të mbështetjes......

Bullgaria shtoi 940 MW energji të gjelbër në 2024-Dominojnë impiantet diellore, mungojnë investimet për fermat e erës
Kompanitë bullgare vendosën në punë 481 impiante të rinovueshme të energjisë elektrike në vitin 2024, duke shtuar 938 MW, sipas operatorit vendas të sistemit......

Internet më i shpejtë, por më i rrezikshëm-Mashtrimet financiare dyfishohen në dy vite
Hyrjet e paautorizuara, ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike dhe mashtrimet financiare përmes aksesit online janë kthyer në një fenomen shqetësues, duke......

Sa vlen tregu i kanabisit mjekësor? Analiza: Nga harta botërore e legalizimit, deri tek parashikimet e fitimeve
Shumë herë është trajtuar tema mbi legalizimin e kanabisit në Shqipëri për përdorim mjeksor dhe ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Qeveria shqiptare......

Sa përfitojnë fermerët nga Skema e Investimeve?-Deri në 15 mln lekë për serat diellore e 5 mln për blerje traktorësh
Skema e investimeve 2024 mbështet fermerët në disa masa, siç është mekanizimi i bujqësisë, ndërtimi i stallave dhe stabilimenteve; sera diellore; rrjetat......

Edi Rama: Institucionet nuk po e justifikojnë pavarësinë financiare -“Gjyqtarët i rritën rrogat vetes”
Pavarësia e institucioneve në Shqipëri është bërë temë diskutimi në podcastin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Në një bisedë me Selami Xhepën, numri një i......

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Angjeli: Investimet janë të mirëpritura, por duhet harmonizuar ligji
Projekti për krijimin e një Banke Shqiptare të Zhvillimit pritet të jetë me interes për përfituesit e financimeve. Por ngritja e një banke duhet të jetë e......