BSH: 1.9% interesi mesatar për depozitat në lek- Normat/ Si u mbyll viti 2024 për kursimet e qytetarëve dhe biznesve?
Për sa i përket depozitave, viti që lamë pas u mbyll me një rënie të normave të interesit, si për kursimet e ruajtura në lek, ashtu dhe për ato në euro. Sipas raportit tremujor mbi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i depozitave në lek rezultoi 1.9%, nga 2.0% dhe 2.2% që ishte përkatësisht në tremujorin e tretë dhe të dytë të vitit 2024.
Sidomos për depozitat me afat deri në një vit, rënia e normave të interesit ka qenë më e madhe. Në mënyrë të ngjashme, interesi mesatar për depozitat në euro ka rënë në 1.1% në tremujorin e katërt, nga 1.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës.
Interesat jo shumë të favorshme kanë bërë që individët të stepen disi nga bankat. Për rrjedhojë, nga ana e pasivit të bilancit të bankave vihet re një rritje më e ngadaltë e depozitave, e cila është rikthyer pranë mesatares të rritjes vjetore të pesë viteve të fundit.
Por, cila ishte gjendja e kursimeve të qytetarëve dhe bizneseve në fund të vitit 2024?
Depozitat në total të sektorit privat u rritën me rreth 8.6%, ose 1.7 pikë përqindje më pak se në tremujorin e tretë. Në këtë bilanc ndikoi rritja më e ulët e vitit e depozitave në valutë dhe rritja me rreth 37 miliardë e kursimeve në lekë gjatë tremujorit të fundit.
Ndërkohë që vërehet një ngadalësim i fortë te depozitat e bizneseve, edhe ato të individëve, janë rritur me norma lehtësisht më të ulëta se më parë, me konkretisht 9%. Pavarësisht kësaj, niveli i likuiditetit të bizneseve të depozituara pranë bankave mbetet në nivele të larta, duke përbërë rreth 20.2% të totalit.
Sondazh

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen ajrore- Angazhim dhe në operacionet e NATO-s “FOCOPS” në Mesdhe
Shqipëria dhe Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky......

Çmimet e energjisë së diellit dhe erës- Prodhimi vendas, ERE nis procedurat për burimet e reja që u kontraktuan në 2024-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi......

Bizneset, kur nuk do paguhet tatim mbi qiranë?- Udhëzimi i Financave/ Lehtësohen të vetëpunësuarit
Jo të gjitha bizneset në vend do të kenë detyrim për të paguar tatim mbi qiranë. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, saktëson se në rastin kur personat......

Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit- Banorët: Lehtësi për ne dhe bizneset
Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet prioritare që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e......

“Të rivendosen fondet e ndihmës së huaj” Gjykata kundërshton vendimin e administratës Trump
Një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump të rivendoste fondet për qindra kontraktorë të ndihmës së huaj, të cilët......

Korridori VIII po merr formë- Punimet në Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të shpejta
Përshpejtohen punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Për ndërtimin e këtij aksi, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote.......

“Radhën e kanë automjetet”- Trump paralajmëron tarifa për makinat në muajin Prill
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vijoi me kërcënimet e tij tarifore, duke thënë se taksat për automobilat do të vendosen shumw shpejt, si......

Tranzicioni i sektorit energjetik, kosto 4.5 mld euro- Syla: Kosovë, rruga e vështirë drejt energjisë së ripërtëritshme
Tranzicioni energjetik, për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050, do t’i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro. Kosova po mundohet që ta arrijë......