Shqipëria Postuar më 25 Gusht 2025, 13:05

Britanikët ‘pushtojnë’ brigjet e Shqipërisë - The Sun: Në 3 muajt e verës rezervimet janë trefishuar

Nga SCAN TV

Britanikët ‘pushtojnë’ brigjet e Shqipërisë -

Jo vetëm turistët tradicionalë nga vendet si Italia dhe Polonia, por Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë edhe nga vende të tjera, sipas agjencive turistike në vend.

Kristina Gjinaj, operatore turistike:

“Këtë verë ka pasur shumë turistë nga vendet tradicionale, si Italia dhe Polonia, por edhe nga Spanja dhe Franca. Këta turistë nuk qëndrojnë shumë në një vend – maksimumi 4-5 ditë – dhe janë gjithmonë në lëvizje. Ajo që vihet re më shumë janë turistët nga Britania e Madhe.”

Për këta të fundit Gazeta Britanike “The Sun” ka bërë një artikull ku rezervimet nga britanikët janë 3-fishuar përgjatë 3 muajve të verës në Shqiëpri në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë ku ndikimi kryesor sipas janë çmimet e lira duke filluar nga bileta nga Britania në Shqipëri nga vetëm £15 apo gota e verës për vetëm £1.70 në plazhet e durrësit.

“Turistët vetë janë selektivë dhe zgjedhin vendet ku çmimet janë më të lira. Pra, bëjnë plazhin aty ku është më shtrenjtë dhe zgjedhin të flenë aty ku është më lirë.”

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i turistëve të huaj nga vendet përtej Evropës ka shënuar rritje, pjesërisht nga vendet aziatike si India, Kina dhe Japonia.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat