Shqipëria Postuar më 11 Dhjetor 2024, 15:21

Brenda muajit rishikohet buxheti 2024 - Malaj: Përcaktohet fondi për bonusin e pranverës për pensionistët

Nga Elisabeta Dosku

Brenda muajit rishikohet buxheti 2024 - Malaj: Përcaktohet fondi për

Në Prill të 2025-ës, pensionistët do të marrin një tjetër bonus nga qeveria. Në një konferencë për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se buxheti i këtij viti do të rishikohet brenda këtij muaji dhe për shkak të perfomancës së mirë të të ardhurave, do të ndahet një fond për të mbuluar bonusin e pranverës.

“Do të ketë një rishikim të buxhetit të këtij vitit, ku me akt normativ, do të përcaktojmë bonusin e pranverës për pensionistë”.

Ministri Malaj u ndal edhe në reformën antiinfomalitet, duke theksuar se deri më tani ka dhënë rezultatet e pritura.

“Fushata është ndarë në 3 faza. Aktualisht po komunikojmë me subjektet me risk. Bizneset kanë reflektuar pozitivisht dhe pas fazës së tretë do të kemi rezultate konkrete.”

Sa i takon perfomancën e tregut të punës në tremujorin e tretë të vitit, Ministri theksoi se është përmbushur objektivi i qeverisë dhe paga mesatare në sektorin publik është regjistruar në nivelin e 978 eurove, duke bërë kështu dhe një apel për sektorin privat që të ndjekë këtë trend.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...