Brenda 3 muajve përfundon rruga Ura e Çerenecit-Zgosht - Balluku: Do të ofrojë mundësi për zhvillimin turistik të zonës
Brenda 3 muajve pritet të përfundojë rruga Ura e Çerenecit-Zgosht.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte në qarkun e Dibrës duke inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës Ura e Çerenecit-Zgosht, që lidh Bulqizën me Librazhdin, ose qarkun e Dibrës me Qarkun e Elbasanit.
Sipas saj, ndërtimi i kësaj rruge do t'i japë akses qytetarëve në disa pika kufitare dhe do të ndihmojë në zhvillimin turistik të zonës.
“Duke pasur parasysh që me planin që ne kemi për krijimin e një pike kufitare të re, pra që është në Urën e Vushtricës, që do të jetë me tunel, pra është pjesë e Korridorit 8, edhe nga pala e Maqedonisë së Veriut, edhe nga pala jonë, ndërtohet në mënyrë të përbashkët ky tunel, imagjinoni se sa kollaj do të jetë për të gjithë banorët e kësaj zone, pra të të gjithë zonave që përshkohen nga kjo rrugë, që të kenë zgjedhje në pikat e tyre kufitare, nëse duan të dalin pra nga pika kufitare që kanë këtu pranë, apo duan të dalin nga pika kufitare e Qafë Thanës. Jep shumë mundësi edhe për turizmin që vjen nga Maqedonia e Veriut.”
Segmenti që lidh Urën e Çerenecit me Zgoshtin është 45 km dhe deri në Librazhd, kjo rrugë do të jetë vetëm 40 minuta.
“Rruga është rreth 45 km e gjatë, që lidh segmentin nga Zgoshti tek Ura e Çerenecit dhe ka përfunduar e gjitha me shtresën e parë të asfaltit dhe pothuajse 50% me shtresën e dytë të asfaltit. Shpresojmë që në harkun kohor të 2-3 muajve dhe në varësi të kushteve atmosferike, ne të kemi një përfundim plotësisht të këtyre punimeve.”
Sondazh

Çmimi për prodhuesit e energjisë - Caktohet vlera për vitin 2025, qeveria do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar......

Profesionistët e lirë rrezikojnë rimbursimin - Tatimet: 18 dhjetori afati i fundit për ata që s’kanë deklaruar ende llogaritë bankare
Një pjesë e mirë e profesionistëve të lirë nuk kanë deklaruar në kohë të dhënat e llogarive bankare, duke vështirësuar procesin e rimbursimit të kësteve të......

BE fokusohet tek energjia gjeotermike - Nisma synon të plotësojë 3/4 e nevojave të bllokut deri në 2040
Bashkimi Evropian ka vendosur t'i japë përparësi energjisë gjeotermike si pjesë e strategjisë së tij për të rritur sigurinë energjetike dhe për të reduktuar......

1 në 5 persona jetojnë me rreth 22 mijë lekë në muaj/ Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër vlerësohet në 19.7% në vitin 2023
Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) për vitin 2023, të publikuara nga "Instituti i Statistikave" (INSTAT), e cila......

Rënie drastike e transaksioneve me AIPS - BSH: Në nëntor u realizuan 15.7% më pak veprime se në tetor
Numri dhe vlera e transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS-EURO ka pësuar një rënie drastike gjatë muajit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e......

“Transparent Albania” për një qeverisje të hapur - Rama: Portë unike për akses më të lehtë dhe më të shpejtë informimi
“Transparent Albania”, është platforma e cila u prezantua në përmbyllje të “Javës së Integritetit”. Kjo platformë e re e iniciuar nga qeveria Shqiptare ka......

Macron emëron aleatin dhe udhëheqësin e bllokut centrist, François Bayrou si Kryeministrin e ri të vendit!
François Bayrou, një aleat centrist dhe besnik i Presidentit Emmanuel Macron, u emërua si Kryeministri i ri i Francës të Premten pasdite. Njoftimi erdhi......

Ndotja e ajrit vret 240,000 evropianë në vit - Sipas studiuesve, situata është përmirësuar në krahasim me vitin 2005
Ndikimi shëndetësor i ekspozimit afatgjatë të evropianëve ndaj tre ndotësve kryesorë të ajrit (grimcat e imta, dioksidi i azotit dhe ozoni) po përmirësohet,......