Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 14:23

Bregdeti e Tirana, interes për Rivlerësimin 5% të pronave - Tatimet: 84 mln € të kursyera, Pipiria: 1950 € çmimi mesatar në Tiranë

Nga Alida Lula

Bregdeti e Tirana, interes për Rivlerësimin 5% të pronave -

Prej nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, shuma e kursyer nga individët dhe bizneset nga zbatimi i tatimit të reduktuar në 5% llogaritet në rreth 84 milionë euro.

Të dhënat janë bërë publike nga Administrata Tatimore, ku nga ky process, përfitojnë jo vetëm ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu. Individët dhe bizneset kanë përfituar nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ulur kostot fiskale dhe duke perfituar nga lehtësitë ligjore në fuqi.

“84 milionë euro të kursyera nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme falë rivlerësimit.Afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026. Koha për të përfituar vazhdon. Informohuni dhe shfrytëzoni këtë mundësi ligjore për të reflektuar vlerën reale të pronës suaj dhe për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara në ligj!”- është njoftimi i publikuar nga Administrata Tatimore.

Në total kanë aplikuar 9,532 qytetarë për këtë process, ku drejtuesi i NAREA Reinaldo Pipiria, thotë për SCAN se interesi për këtë proces po rritet.

“Tatimi 5% për rivlerësimin e pronave është paguar nga 22% e aplikuesve. Totali i tatimit të paguar prej tyre dhe transferuar në tatime, sipas të dhënave llogaritet në vlerën e 1,59 mld lekëve. Cmimi mesatar në Tiranë është diku te 1960 eoro, ndërkohë në vitin 2021-2022 ishte 1250 euro për metër katror. Mos harrojmë se euro është zhvlerësuar me 25-30% ” - tha Pipiria për SCAN.

Numri i aplikimeve më së shumti është përqendruar në Tiranë dhe bregdet. 42% e totalit të aplikimeve janë në Tiranë, në Durrës me 18%, Vlorë, 6%, në Lezhë 4.5%, Sarandë 4% etj.

Bregdeti e Tirana, interes për Rivlerësimin 5% të pronave -

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat