Borxhi publik, ku jemi në raport me rajonin? - Skenari bazë: Në 2031 zbresim nën nivelin 50% të PBB
Viti 2025 synohet të jetë viti i mirë sa i takon ngushtimit të hendekut midis të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe borxhit publik të qeverisë.
Deficiti buxhetor për vitin 2025 planifikohet të jetë në nivelin 2.6 për qind të PBB-së dhe parashikohet të ulet më tej duke arritur në 1.4 përqind të PBB në vitin 2027.
Gjithashtu edhe borxhi publik bruto parashikohet të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal. Në vitin 2024 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3 për qind të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8 për qind në vitin 2025. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55.0 për qind në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5 për qind në vitin 2031.
Por si janë aktualisht këto dy tregues në raport me vendet e rajonit? Sa i takon borxhit publik, për Shqipërinë ky vit pritet të mbyllet në 56.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në një nivel konsiderueshëm më të lartë se vendet e rajonit, përjashtuar Malin e zi, shtet i cili parashikon një borxh publik në 61.7%.
Ndërsa Serbia dhe Maqedonia ka nivele më të ulëta respektivisht në 51.4% dhe 54.6 për qind të PBB. Ndër 5 vendet e rajonit nivelin më të ulët të borxhit publik e parashikon Bosnje-Hercegovina në 29.3% të PBB.
Ndërsa balanca e përgjithshme e qeverisë (Deficiti fiskal në % të PB) për vitin 2024 parashikohet të mbyllet në -2.3% të PBB, duke lënë pas vende si Maqedonia dhe Mali i Z të cilat e parashikojnë në -3.7%, dhe Kosova në -2.9 %, por më e lartë se Bosnje-Hercegovina dhe Serbia. Mesatarja e rajonit për këtë tregues është afro -2.8%.
Sondazh
Mbërrijnë në Shëngjin 8 emigrantët e tjerë të nisur nga Italia!
Një anije e marinës italiane u ankorua në portin shqiptar të Shëngjinit të premten, me tetë emigrantë, një muaj pasi një grupi të mëparshëm iu mohua hyrja......
Rezerva Federale ul sërish normat e interesit - Reduktimi synon të balancojë inflacionin dhe të mbështesë tregun e punës
Rezerva Federale miratoi uljen e dytë radhazi të normës së interesit, duke ecur me një ritëm më pak agresiv se më parë, por duke vazhduar përpjekjet e saj......
Financimet për zhvillimin e transportit hekurudhor - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
Unaza e Madhe e Tiranës, buxhet edhe për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin "WILLSON", në nder të Presidentit Amerikan!
Nga Kreshnik Kuçaj Në seancën e 2 shkurtit të vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy ditë më herët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......
Buxheti për arsimin, rreth 620 milionë euro/ Synohet të ndërtohen, ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore
Fondet për “Ministrinë e Arsimit” në vitin 2025, parashikohet të arrijnë në rreth 60.02 miliardë lekë ose gati 620 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të qëndrueshme pasi nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot......
Kina zhvillon modelin e “IA” për aplikim ushtarak - Studiuesit përdorën modelin publik të Meta-s për të krijuar “ChatBIT”
Institucionet kërkimore kineze të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare Popullore kanë përdorur modelin Llama të disponueshëm publikisht të Meta-s për të zhvilluar......