Borxhi publik arrin në 14.2 miliardë euro 54.2% e PBB-së - Ndikim, Eurobondi i emetuar në muajin Shkurt
Borxhi publik në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur në vlerën e 14.2 miliardë eurove, nga 13.6 miliardë euro që ishte në fund të tremujorit të katërt të vitit që lamë pas.
Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, stoku total i borxhit publik regjistrohet në 54.18% këtë fillim vit, me një rritje të lehtë prej 0.23 %.
Ndërsa viti me stokun më të lartë në dekadën e fundit rezulton 2021-shi, me 74.07%.
Zhvlerësimi i euros përballë lekut ka qenë në avantazh të qeverisë sa i takon uljes së detyrimit të marrë, duke e bërë atë më të lirë dhe këstet më të ulëta.
Nga totali i borxhi, 7.8 miliardë euro është i marrë brenda në vend në monedhën kombëtare, dhe 6.4 miliardë euro është borxh i huaj, i marrë në valutë e kryesisht në euro.
Ai që ka pësuar rritje është borxhi i jashtëm, prej afro 620 milionë euro që lidhet drejtpërsëdrejti me Eurobondin e emetuar në muajin shkurt të këtij viti, ku qeveria mori hua në tregjet ndërkombëtarë 650 milionë euro.
Shërbimi i borxhit i kushton buxhetit të shtetit afro 282 milionë euro për tremujorin e parë të vitit, ku përfshihen principali dhe interesat.
Qeveria parashikon që edhe përgjatë vitit borxhi publik bruto të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal.
Në vitin 2025 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 55.8 për qind Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55 për qind në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5 për qind në vitin 2031.
Sondazh

Rriten çmimet e energjisë në Bursën Shqiptare - 3-mujori shënon shtrenjtim me 77%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 44.6 mln euro
Rreth 322 mijë mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve......

Hapet thirrja për terminale POS falas - Mastercard do të shpërndajë 4750 të tillë për 1 vit. Cilat biznese përfitojnë?
Janë hapur aplikimet për të përfituar 1 nga 4750 terminalet POS falas të programit POSI të Mastercard. Vetëm bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në......

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale: Shqipëria e Kosova njohje reciproke!
Në kuadër të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale......

Zgjedhja e Merz, dështon raundi i parë i votimit - Lideri konservator nuk arriti të siguronte shumicën në parlamentin gjerman
Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të siguronte shumicën parlamentare për t'u bërë kancelar në raundin e parë të votimit. Parlamenti ka 14......

Ritet numri i ndërmarrjeve me 10%/ Kryesojnë bizneset në tregti, serviset e makinave dhe hotelet e restorantet
INSTAT ka publikuar së fundmi të dhëna mbi demografinë e ndërmarrjeve në Shqipëri për periudhën vjetore 2021–2023. Sipas këtyre statistikave, në vitin 2023......

Pagat mesatare në të gjithë Europën: Cilat vende paguajnë më shumë?
Pagat mesatare ndryshojnë shumë në të gjithë Europën. Edhe kostoja e jetesës ndryshon. Pra, cilat vende ofrojnë pagën më të lartë? Dhe si krahasohen pagat......

Transparencë zgjedhore me teknologji të avancuar - Hapet tenderi 35.5 milionë lekë për sistemin e ri të KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur hapjen e tenderit, për krijimin e një sistemi për indeksimin dhe kërkimin e pamjeve filmike, si dhe shtimi i......

Taksa e pronës, bashkitë “vjelin” 14 milionë euro - 385 mijë ndërtesa në të gjithë vendin paguajnë me vlerën e tregut
Bashkitë po vjelin më shumë të ardhura nga taksa e pasurive të paluajtshme që disponojnë qytetarët shqiptarë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave,......