Borxhi i jashtëm “fryhet” me 139 mln euro - BSH: Ai afatshkurtër, me rënie. Huatë kryesojnë detyrimet afatgjata
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ka arritur në 10,142 milionë euro ose e thënë ndryshe 10.1 miliardë euro. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një zgjerim me 139 milionë euro ose 1.4% të stokut të tij në fund të vitit 2024, kryesisht si rezultat i rritjes së borxhit privat.
Sipas statistikave zyrtare, në fund të dhjetorit 2024, borxhi i jashtëm bruto ishte në nivelin 41.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 40.9% që ishte në fund të tremujorit të tretë dhe 46% në fund të vitit 2023.
Por, si është i ndarë borxhi i jashtëm bruto sipas monedhës?
Monedha evropiane (EUR) është monedha kryesore në emërimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj botës. Rreth 7.2 miliardë ose 71% e borxhit të jashtëm është në euro, ndërkohë që vetëm 10% është në dollar amerikan. Gati 88% e borxhit total është borxh afatgjatë, ndërsa 12% është borxh afatshkurtër. Konkretisht borxhi i jashtëm afatgjatë llogaritet në 8.9 miliardë euro dhe ai afatshkurtër në gati 1.1 miliardë euro, me rënie në krahasim me tremujorin e tretë.
Për sa i përket borxhit të jashtëm afatgjatë sipas instrumenteve, huatë vijojnë të kryesojnë në masën 48% të totalit. Nga ana tjetër, instrumentet financiare në formën e monedha dhe depozita, si dhe kreditë tregtare dhe paradhëniet zënë përkatësisht 30% dhe 49% të tepricës së borxhit afatshkurtër.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditorët publikë, pra huaja nga institucionet financiare ndërkombëtare, mban pjesën më të madhe të tepricës së borxhit të jashtëm afatgjatë. Investimet e portofolit të bankave private dhe të qeverisë, si dhe huaja nga banka private dhe institucione të tjera private, përbëjnë përkatësisht 14% dhe 15% të borxhit të jashtëm afatgjatë.
Sondazh

Diskutim Shqipëri-Itali mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit ekonomike!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, SH.T.Z. Marco Alberti, me të cilin......

“Sistem i dobët për monitorimin e ndryshimeve klimatike” - Akademia e Shkencave: Preket çdo sektor, duhen investime për paralajmërimin e hershëm
Studimi i ndryshimeve klimatike në Shqipëri është domosdoshmëri, për shkak të ndikimeve që sjell ndryshimi i motit thuajse në çdo sektor të ekonomisë. Gjatë......

India, ulje tarifash për 23 mld USD importe amerikane - Vendimi synon shmangien e tarifave reciproke me SHBA-në
India planifikon të ulë tarifat për mbi gjysmën e importeve amerikane për të shmangur tarifat reciproke. Këto detyrime të mundshme do të ndikonin 87% të......

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 sturtup-e - Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia
Gjatë një prezantimi ku 150 të rinj shqiptarë prezantuan 175 start-up-et e tyre me synimin për të përfituar grante nga qeveria, Kryeministri Edi Rama theksoi......

Emigrantët sollën në Atdhe gati 1 miliardë euro/ Remitancat thyejnë rekord historik. Rritja në vitin 2024 vlerësohet në 12.6%
Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë vitit të kaluar, prej gati 1 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga "Banka e......

Rikonstruksioni i nënstacionit në Kuçovë/ Balluku: Do të përfitojnë 16 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi sot se në nënstacionin elektrik të Kuçovës, aktualisht......

Serbi, protestë kundër projektit Kushner - Qytetarët kundërshtojnë ndërtimin e një kompleksi nga dhëndri i Trump
Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd për të kujtuar bombardimet e NATO-s në 1999. Ata gjithashtu protestuan kundër ndërtimit të një kompleksi luksoz nga......

64.5 mln euro për infrastrukturën dhe buxhetin e shtetit - Bashkimi Evropian miraton parafinancimet nga Plani i Rritjes Ekonomike
Parafinancimet e Shqipërisë nga Plani i Rritjes Ekonomike të BE kapin vlerën e 64.5 milionë eurove. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dalë me......