Borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.89 mld lekë

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë gjatë vitit 2025, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit dhjetor 2025 arriti në 80.89 mld lekë, nga 80.43 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024.
Ky ndryshim i nivelit të borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, nga bizneset dhe konsumatorët familjarë, ndërkohë që stoku i borxhit për institucionet shtetërore dhe klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.
Kështu, për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 9.49 mld lekë, nga 10.34 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024, ndërsa për familjarët u ul në 45.16 mld lekë, nga 45.48 mld lekë.
Ndërkohë për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të dhjetorit 2025 arriti në 5.32 mld lekë, nga 5.05 mld lekë që ishte 1 vit më parë. Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 20.91 mld lekë në fund të 2025-ës, nga 19.54 mld lekë që ishin në fund të vitit 2024.
Trump propozon buxhet "historik" për mbrojtjen - Synon shkurtime prej 10% në programe të tjera federale
Presidenti Donald Trump kërkoi një ulje prej 10% të shpenzimeve jo-mbrojtëse për vitin fiskal 2027 dhe një rritje masive prej 500 miliardë dollarësh në......
Skenari i BSH: Çfarë do të sillte një euro në 115.5 lekë? - Inflacion më i lartë, norma më të rënda interesi dhe rritje më e dobët ekonomike
Ecuria e kursit të këmbimit të Lekut gjatë viteve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së Bankës së Shqipëris thekson kjo e fundit në raportin vjetor për......
Konflikti po shtrenjton edhe çmimet e ushqimeve - Indeksi global i FAO për marsin u rrit 2,4% krahasuar me shkurtin
Çmimet globale të mallrave ushqimore u rritën për të dytin muaj radhazi në mars, të nxitura kryesisht nga kostot më të larta të energjisë të lidhura me......
Gjermanët kërkojnë makina elektrike - Përballë shtrenjtimit të pandalshëm të karburanteve
Një numër gjithnjë e në rritje i konsumatorëve gjermanë po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së automjeteve elektrike (EV) përballë çmimeve të larta të......
Si do të jenë inspektimet e punës në 2026? - Informaliteti në treg mbetet i lartë, 79% e bizneseve në shkelje në 2025
Rezultatet e inspektimeve për vitin 2025 tregojnë një nivel të lartë mospërputhshmërie në tregun e punës. Sipas raportit të Inspektoriatit, 79% e subjekteve të......
Pasojat e tarifave të Trump në SHBA Disa industri përballen me efektet e zgjatura një vit më vonë
Një vit pasi Presidenti Donald Trump shpalli “ ditën e çlirimit ” dhe vendosi tarifa gjithëpërfshirëse mbi importet, duke nisur një valë pasigurie ekonomike......
Kërkimi shkencor, me tre nivele financimi - Institucionet e reja, jo kriter performance për 3 vitet e para
Qeveria ka miratuar modelin e ri të financimit për shkencën dhe kërkimin shkencor, duke synuar rritjen e eficiencës dhe transparencës në shpërndarjen e......
Zv.kryeministrja Koçiu dhe ministri Gonxhja në Mat, vizituan Pallatin e Kulturës të rikonstruktuar
“Punët e Shqipërisë” kanë në fokus edhe Matin. Në një postim në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja ka vlerësuar rikonstruksionin e Pallatitt ë Kulturësn......


