Borxhet ndaj bizneseve dhe qytetarëve, 99 milionë euro/ 6-mujori, ulet stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore
Borxhet e pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve janë regjistruar në rritje përgjatë këtij viti.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura ka arritur në total në 9.9 miliardë lekë apo 99 milionë euro, nga 94 milionë euro që ishin në fund të Marsit 2025 dhe nga 73 milionë euro në Dhjetor 2024.
Në raport me fund vitin e kaluar detyrimet janë rritur me 26 milionë euro.
Në totalin e borxhit të akumuluar deri në Qershor 2025, qeveria qendrore zë 4.9 miliardë lekë dhe ndërsa pushteti vendor zë afro 3.6 miliardë lekë. Ajo që vihet re është që qeveria qendrore ka rritur stokun e detyrimeve krahasuar me fundin e tremujorit të parë 2025 me rreth 1.1 miliardë lekë, ndërsa pushteti lokal ka regjistruar rënie të detyrimeve me afro 570 milionë lekë në raport me Mars 2025.
Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambetura, peshën më të madhe e zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Konkretisht, detyrimet për investime, arrijnë vlerën e rreth 3.1 miliardë lekëve, zë ky i cili ka pësuar rritje në të dy nivelet e qeverisjes, atë qendrore dhe vendore.
Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve arrin në 2 miliardë lekë, dhe ka pësuar një rënie të lehtë në raport me tremujorin e parë të viti, në të cilin regjistroheshin në afro 2.4 miliardë lekë.
Kategoria “ të tjera” zë afro 1,7 miliardë lekë të totalit të detyrimeve.
Stoku i detyrimeve të prapambetura ka luhatje të vazhdueshme nga një tremujor në tjetrin në varësi të punëve publike të hapura, por angazhimi i qeverisë dhe detyrimi i pushtetit vendor është që të ndjekë një trend shlyerjeje deri në zerimin e plotë të tyre. Shifra në raport me vitet e kaluara është ndjeshëm më e ulët.

Blerjet e energjisë nga KESH/ Vit jo i favorshëm hidrik, fatura totale arrin në 159 mln euro
Situata jo e favorshme hidrike ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa procedura për blerje energjie në javët e fundit, me......

Për çfarë po marrin hua bizneset? Financimet orientohen drejt pajisjeve. Kompanitë shmangin rrezikun e kursit të këmbimit
Në korrik 2025, bizneset shqiptare morën gjithsej 19.1 miliardë lekë hua të reja, por mënyra se si i përdorën këto para tregon shumë për prioritetet dhe......

Omani ofron viza të arta për të huajt/ Ul pragun e investimeve dhe garanton qëndrime afatgjata për sipërmarrësit
Omani ka nisur zyrtarisht një program për të favorizuar lejet e qëndrimit afatgjatë, me synimin për të tërhequr kapital të huaj dhe profesionistë të......

Ari tregtohet mbi 3,500 USD/ Shkak, dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit
Çmimi i arit tejkaloi 3,500 dollarë për ons, duke arritur një nivel rekord, ndërsa dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga......

17 ton mallra pa faturë vetëm në një muaj/ Aksioni për faturat tek produktet bujqësore, 112 masa administrative
Gjatë muajit gusht, në të gjithë vendin janë identifikuar afro 17 ton mallra të pa shoqëruara me faturën fiskale. Referuar të dhënave të Drejtorisë së......

Vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani/ Ngrohja globale ka rritur ndjeshëm probabilitetin e temperaturave ekstreme
Britania e Madhe ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1884 dhe tashmë rrezikon të përjetojë më shpesh të njëjtat kushte......

“Ndotja e mjedisit rrezikon ekonominë globale”/ Banka Botërore kërkon masa kundër degradimit të tokës, shpyllëzimit
Toka e degraduar, ajri i ndotur dhe mungesa e ujit përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ekonomik global, por përdorimi më efikas i burimeve natyrore mund......

Greqi, qeveria planifikon ulje taksash/ Paketa 1.5 miliardë euro përfshin mbështetje për familjet dhe pensionistët
Qeveria greke po përgatit një paketë ndihmash dhe mbështetjeje prej 1.5 miliardë euro, që do të shpallet nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë Panairit......