Borxhet e energjisë, likujdim me këste - OSHEE nis skemat e reja, kriteret për të përfituar dhe reduktim kamatëvonese

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike. Skema përfshin detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2024 dhe synon të ndihmojë klientët në përballimin e debive të akumuluara.
Sipas njoftimit të kompanisë, skema prek të gjitha kategoritë e klientëve, me fokus të veçantë tek familjet në nevojë. Përfitues janë familjarët që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund të shlyejnë detyrimet duke nisur nga 1,200 lekë në muaj, ndërsa për klientët e tjerë familjarë këstet mujore nisin nga 2,800 lekë.
Numri maksimal i kësteve mund të arrijë deri në 240, ndërsa klientët kanë mundësinë të zgjedhin edhe këste më të larta për të përfunduar më shpejt shlyerjen e detyrimeve.
Ndërkohë, për institucionet dhe subjektet jofamiljare, numri i kësteve përcaktohet sipas vlerës së detyrimit, duke nisur nga 24 këste për debi më të ulëta dhe deri në 120 këste për detyrime më të larta.
OSHEE ka parashikuar edhe reduktim të kamatëvonesave për klientët që zgjedhin të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin. Klientët familjarë përfitojnë ulje prej 70% të kamatëvonesës, klientët jofamiljarë 50%, ndërsa biznesi i vogël mund të përfitojë falje të plotë të kamatëvonesës nëse paguan të gjithë detyrimin me një këst.
Po ashtu është miratuar dhe një skemë speciale për raste të veçanta si faturat korrektive, faturat përmbledhëse apo rastet e testimit dhe demontimit të matësit. Këto detyrime mund të shlyhen me deri në 24 këste, ndërsa nëse paguhen menjëherë me një këst përfitohet ulje e kamatëvonesës.
Për të përfituar nga këto skema, klientët duhet të kenë shlyer detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025 dhe në vijim, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes duhet të paguajnë këstin e parë brenda 7 ditëve dhe të vijojnë më pas me pagesa mujore të rregullta.
Cilat lagje në Shqipëri janë më fitimprurëse në Airbnb? Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, pronat bregdetare sjellin çmimet më të larta
Sipas studimit të Investropa, disa lagje të Shqipërisë dallohen për performancën e tyre të lartë në platformën e Airbnb, e cila po shfaqet si një formë......
PS rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ushtron më funksion publik. Masat aktuale, të mjaftueshme për hetime
Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e SPAK pë heqjen e imunitetit ndaj deputetes Belinda Balluku, duke mos lejuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj saj.......
Çfarë po ndodh me pikat e këmbimit valutor? - Rekord historik i heqjes së licencave nga Banka e Shqipërisë. 82 “u nxorrën” nga tregu në 2025
A ju ka bërë ndonjëherë përshtypje se sa shumë pika të këmbimit valutor ka në Shqipëri? Në kryeqytet për shembull, në çdo cep mund të gjesh me sy të lirë një......
Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë - Analiza/ Pritet shtrenjtim i produkteve dhe rënie e prodhimit
Rritja e çmimit të naftës po sjell pasoja negative mbi bujqësinë shqiptare, në periudhën më intensive të saj. Sipas analizës së fundit të bërë nga ALTAX,......
Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% - Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve
Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me......
Brezi i ri, larg garës për poste drejtuese - Raporti/ Një e treta e të rinjve po heqin dorë nga universiteti
Të rinjtë e brezave Gen Z dhe millennials po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi zhvillimit profesional dhe balancës mes punës dhe jetës personale. Sipas......
Rama: Aeroporti i Tiranës ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Aeroporti i Vlorës në fazën përfundimtare
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sektori aeroportual zë një vend të rëndësishëm në prioritetet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës në vend. Në......
Qiratë shtrenjtuan kostot e jetesës në Shkurt/ Inflacioni arriti në 2.5%, niveli më i lartë që ka Korriku i vititi të shkuar
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2026, ku sipas tyre norma e inflacionit në këtë muaj......


