Borxhet e energjisë, lidhen 8300 aktmarrëveshje/ Skemat, OSHEE: Kryesojnë familjarët, përfitues edhe 1,234 biznese
OSHEE Group raporton ecuri pozitive të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, me mbi 8,300 aktmarrëveshje të lidhura gjatë periudhës 2024–2025.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më 2 shtator 2025 janë firmosur rreth 7,083 aktmarrëveshje me klientë familjarë debitorë. Nga këta, 4,780 klientë kanë shlyer menjëherë të gjithë detyrimin, duke përfituar ulje të kamatëvonesës deri në 70%. Ndërkohë, për abonentët jofamiljarë, ku përfshihen bizneset raportohen 1,234 klientë, që i janë bashkuar skemave të likujdimit me këste të borxheve. Prej tyre, 887 përfituan reduktim 50% të kamatës, ndërsa 34 likuiduan të gjithë detyrimin dhe morën falje 100% të saj.
Skemat e miratuara mbulojnë detyrimet e akumuluara deri më 31 dhjetor 2023, teksa pagesa e debisë kryhet me këste fikse mujore, krahas faturës mujore të konsumit të energjisë.
Sipas skemës që është duke u aplikuar aktualisht, klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pensionistët mund të shlyejnë borxhin me këste fikse mujore prej 1,200 lekësh, ndërsa pjesa tjetër e klientëve familjarë me këste prej 2,800 lekësh. Për bizneset, pagesat do të përcaktohen sipas vlerës së debisë dhe mund të shtrihen deri në 120 këste.
Paralelisht, OSHEE ka miratuar edhe një skemë reduktimi të kamatëvonesës: familjarët që shlyejnë detyrimin njëherësh përfitojnë 70% ulje të kamatëvonesës, ndërsa klientët jo familjarë përfitojnë ulje 100%. Për të përfituar nga këto lehtësime, abonentët duhet të kenë likuiduar detyrimet e krijuara gjatë vitit 2024 dhe në vijim. ëNënshkrimi i aktmarrëveshjeve bëhet pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit.

Bileta elektronike, kompani shtetërore në transport/ Mema: Bileta, domosdoshmëri. Duhet mbikqyrje e tregut
Në programin qeverisës, një ndër çështjet e trajtuara është edhe ajo e transportit publik. Qeveria synon implementimin e bileta elektronike GPS/AVL, duke......

Sigurimi i integritetit të valutës Euro në Kosovë/ BQK dhe BQE nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftimit të falsifikimit......

Lançohet platforma e re “Startup Albania”/ Rama: Përmes IA eleminojmë burokracitë për bizneset
Platforma “Startup Albania” do të jetë ura e re që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane. ......

Prezantohet platforma e re “Startup Albania"/ Rama: Shumë shpejt ngrejmë Këshillin Kombëtar për Inovacionin
Në mjediset e Innovation Hub (ish-Piramida) po prezantohet Platforma e re “Startup Albania” me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Ekonomisë......

Më shumë taksa për super të pasurit Evropa ka një sërë opsionesh. Por a do t’i arrijnë objektivat?
Qeveritë evropiane me buxhete të kufizuara që kërkojnë t'i tatojnë më shumë të pasurit për të mbushur boshllëqet në financat publike dhe për të korrigjuar......

Në Eurozonë mbizotëron frika nga tarifat e SHBA/ Buletini i BQE: Konsumatorët ulin shpenzimet, shmangin mallrat amerikane
Konsumatorët e Eurozonës kanë ndryshuar zakonet e tyre të konsumit në pritje të tarifave të SHBA-së, duke u larguar nga produktet amerikane dhe zvogëluar......

Projeksion rekord, 21.6 mln pasagjerë nga ajri/ Balluku: ICAO parashikon 2-fishim të transportit ajror deri në vitin 2040
Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil parashikon 2-fishim të numrit të pasagjerëve në transportin ajror, deri në vitin 2040. Të dhënat janë shpërndarë......

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore
Sezoni i verës 2025 ka sjellë një panoramë interesante të lëvizjeve tregtare të Shqipërisë, ku kapitujt e importeve tregojnë ritme të papritura dhe shpesh të......