Bordi ul çmimin e karburanteve - Nafta me 10 lekë, në 196 lekë/litër. Benzina me 4 lekë, në 180 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi të enjten në orën 12:00.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 196 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 184 lekë/liter, duke e ulur çmimin me 10 lekë/litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 180 lekë/litër dhe 168 lekë/litër në shumicë, duke e ulur çmimin me 4 lek/litër dhe reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.
Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.
Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet në 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.
Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Kursi i këmbimit/ Dobësohen sërish Dollari amerikan dhe monedha europiane!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish zbritje të vlerës këtë mëngjes duke u dobësuar serish teksa është blerë sot me 80.7 lekë......
“20% të prodhimit për konsum të brendshëm” - Australia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit synon të shtojë rezervat
Australia do t'u kërkojë eksportuesve kryesorë të gazit natyror në vend që të ndajnë 20% të prodhimit të tyre për konsum të brendshëm, njoftoi ministri i......
“Masa të synuara për çmimet në rritje të energjisë” - FMN u kërkon vendeve të BE mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve
Vendet evropiane nuk kanë arritur të ofrojnë masa të synuara për të mbrojtur familjet dhe bizneset që vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, tha Fondi......
“BE do të zhdukë varfërinë brenda 25 viteve” - Komisioni Evropian ka miratuar strategjinë
Komisioni Evropian ka prezantuar strategjinë e tij të parë kundër varfërisë, e cila synon të zhdukë varfërinë ekstreme dhe përjashtimin social deri në vitin......
Borxhi global, rekord prej 353 trilionë USD - Investitorët largohen nga obligacionet e thesarit të SHBA
Investitorët po tregojnë shenja diversifikimi larg obligacioneve të thesarit të SHBA-së, ndërsa nivelet e borxhit global arritën një rekord prej gati 353......
Paketa e Maleve ‘mbyllet’ në maj, Demo: Miratuam zonat prioritare në bashkitë Delvinë, Konispol dhe Pogradec
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar zonat prioritare të zhvillimit, pjesë e Paketës së Maleve për bashkitë Delvinë, Konispol e Pogradec. Rreth......
Ndryshon dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur vendimin e marrë për pagesat e ish të përndjekurve politike. Sipas tij......
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar një moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Republikës së Kosovës, me përfshirjen......


