Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka miratuar sot çmimet e reja të shitjes për karburantet në vend. Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) për shitje me pakicë do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa për shitje me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës për shitje me pakicë është përcaktuar në maksimum 180 lekë/litri, ndërsa për shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi sot, më 29 prill, në orën 11:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja në treg.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë me përpikmëri vendimin, duke paralajmëruar masa të rrepta, deri në pezullim aktiviteti, në rast shkeljesh.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Në një sqarim zyrtar, bëhet e ditur se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026. Për rrjedhojë, niveli i akcizës për karburantet do të zbatohet i plotë, në masën 100%.
Samiti i Tre Deteve, Presidenti Begaj: Transformimet në energji dhe teknologji kërkojnë koordinim dhe vizion
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo......
Marrëveshja për energjinë me SHBA, Balluku: E lumtur për çfarë Shqipëria arriti sot
Pas firmosjes së marrëveshjes Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm, ka patur një reagim të ish zv.kryeministres dhe ministres së energjisë Belinda Balluku.......
Mbështetja e huaj financiare për Shqipërinë, SASPAC platformë online me të dhëna të plota
Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila që prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Një platformë që ka grumbulluar në një......
Çelet panairi më i madh i bujqësisë në vend, për 3 ditë, Lushnja qendër takimi për fermerët
Është çelur Panairi “Ditët e Bujqësisë” për vitin 2026, panairi i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri dedikuar këtij sektori, organizuar për të pestin vit radhazi......
Vlora, me hub energjetik/ Bashkëpunim me SHBA-në, nënshkruhet marrëveshja për gazin e lëngshëm natyror
U nënshkrua në Kryeministri, Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si......
Salla në panairin “Ditët e Bujqësisë 2026”: Lushnja pret fermerë dhe kompani nga rajoni e Europa
Në qytetin e Lushnjës është çelur panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, i cili këtë vit vjen në edicionin e pestë. Për tre ditë me radhë, nga 28......
Kreditimi i ekonomisë, në nivele të qendrueshme - BSH: Biznesi dhe individët, ecuri pozitive të aktivitetit
Banka e Shqipërisë vëren se kreditimi i ekonomisë ka qenë I qendrueshëm, si për segmentin e bizneseve, ashtu edhe për individët. Sipas drejtorit të......
Çfarë po ndodh me çmimet e pronave në Durrës? Tregu mbetet i qëndrueshëm me luhatje të lehta dhe potencial rritjeje
Durrësi është një ndër qytetet kryesore bregdetar të Shqipërisë dhe tregu i tij i pronave ndodhet në një udhëkryq mes kërkesës për strehim nga vendasit,......


