Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, deri në 220 lekë/litër për naftën

Bordi i Transparencës ka zhvilluar sot, më 8 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për nënproduktin gazoil të standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 220 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 208 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 181 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 169 lekë për litër.
Bordi bën me dije se këto çmime hyjnë në fuqi menjëherë, duke filluar nga ora 15:30 e ditës së sotme, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të reflektohen ndryshimet e reja të mundshme të tregut.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë me rigorozitet vendimin e marrë. Në të kundërt, paralajmërohet se ndaj shkelësve do të merren masa të rrepta, deri në pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Ushqimet e shportës, me “imunitet” nga rritja e naftës - Thuajse në të njëjtat nivele me një muaj më parë. Tregtarët parashikojnë shtrenjtim
Prej ditësh qytetarët po përballen me çmime të larta të frutave dhe perimeve. Tregtarët e justifikojnë këtë me rritjen e çmimit të naftës. Por a ka ndikuar......
Cilat prona po performojnë më mirë në Airbnb? Apartamentet e vogla kryesojnë rezervimet më të mëdha
Sipas studimit më të fundit të Investropa, apartamentet me një dhomë gjumi dhe njësitë me dy dhoma gjumi po regjistrojnë rezervimet më të qëndrueshme në të......
Tenderët, institucionet shpërndanë 109 mld lekë në 2025 - Raporti i APP: Ulen fondet dhe procedurat, kursimi mbetet në nivele të ngjashme
Rreth 109.5 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra dhe shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2025 nga institucionet shtetërore, duke shënuar......
100 mln lekë për SME-të, konkurrueshmëria në fokus - Cilët duhet të jenë sektorët prioritarë për qeverinë?
Fokusi te inovacioni dhe eksporti shihet si rruga e vetme për të rritur qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Fondi prej 100 milionë lekësh pritet të......
Nga vjen ushqimi i tryezës shqiptare? Italia dhe Greqia mbajnë mbi një të tretën e importeve ushqimore
Shqipëria importoi 11 miliardë lekë produkte ushqimore gjatë muajit shkurt, me tregun që mbështetet fort te një numër i kufizuar shtetesh furnizuese. Të......
Rritet ambicia e grave për biznes - Bajraktari: Sinjal pozitiv, por sfidë mbetet qëndrueshmëria në treg
Rritet ndjeshëm interesi i grave dhe vajzave për sipërmarrjen në Shqipëri. Të dhënat nga Startup Albania Agency tregojnë një rritje të fortë të aplikimeve......
Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars
Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në......
Sfidohen çmimet e naftës, rritet sasia e zhdoganuar - Në Mars 2026, u importuan 56,9 mijë tonë karburante
Rritjen drastike të çmimit të naftës dhe benzinës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, qytetarët shqiptarë po e sfidojnë duke konsumuar më shumë,......


