Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta zbret në 195 lekë/l

Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 2 lekë/le këtë të shtunë, duke e çuar në nivelin e 195 lekë/l. Çmimi i ri hy në fuqi nga ora 13:20 dhe do të jetë e vlefshme deri në mbledhjen e radhës.
"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora 13.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%" thuhet në njoftim.
BE miraton paketën e tretë të asistencës ushtarake për Shqipërinë, 21 mln euro për Forcat e Armatosura
Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër paketë mbështetjeje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të mekanizmit “European Peace Facility”.......
“Buxheti familjar”, mes mbijetesës dhe kursimit/ Bajraktari: Kursimi duhet të nisë sapo merret paga
Çdo fillim muaji për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare nis me të njëjtin ritual, një llogari e shpejtë me mendje për të parë nëse paratë e fituara do......
Financimi, pengesa që po ngadalëson biznesin shqiptar/ Raporti i OECD: Kreditimi i kufizuar frenon investimet dhe inovacionin
Në Shqipëri, aksesi në financë vijon të mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të Bankës......
Amerikanët përgatiten për udhëtime të kushtueshme/ Kostot e karburantit, pranë niveleve më të larta shumëvjeçare
Çmimet në rritje të benzinës dhe një krizë e afërt me karburantin nga lufta në Iran nuk po i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë me makinë, ndërsa sezoni veror......
Marrëveshje e tregtisë së lirë BE-Meksikë/ Tregtia dypalëshe është rritur me 75% në një dekadë
Meksika dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, ndërsa kërkojnë të ulin varësinë nga SHBA-të dhe të......
Mbetjet e riciklueshme s’do hidhen në landfille- Drafti / Deri në 2045, vetëm 10% do shkojnë në vendgrumbullime
Një projektvendim i ri “Për landfillet e mbetjeve” synon të ndryshojë mënyrën e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendin tonë, duke vendosur kufizime......
Falsifikimi i monedhave, rriten procedimet penale/ Kryeson Tirana, Vlora dhe Fieri. Profili i të pandehurve
Falsifikimi i monedhave është një vepër penale që vijon të ndodhë në vendin tonë, pavarësisht pasojave që sjell. Nga të dhënat statistikore të Prokurorisë......
Warsh merr drejtimin e Rezervës Federale/ Inflacioni rritet dhe besimi i konsumatorëve bie
Kevin Warsh u betua si kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së në një moment vendimtar për ekonominë amerikane, ku çmimet në rritje të benzinës për shkak të......


