Shqipëria Postuar më 9 Prill 2026, 13:02

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, vendos tavan të ri për gazoilin dhe benzinën

Nga SCAN TV

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, vendos tavan të
Bordi i Transparencës vendosi sot uljen e çmimeve tavan për nënproduktet e naftës në tregun vendas, në kuadër të monitorimit të situatës dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës:

Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (SSH EN 590) do të jetë 210 lekë/litri, ndërsa me shumicë 198 lekë/litri.
Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë përcaktohet 173 lekë/litri, ndërsa me shumicë 161 lekë/litri.
Këto çmime hynë në fuqi sot, më 9 prill, në orën 14:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në një vendim të ri nga bordi, në varësi të zhvillimeve në treg.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, deri në pezullim aktiviteti.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim mbi akcizën
Sipas Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i reduktuar i akcizës (80%) zbatohet vetëm nëse çmimet e karburanteve tejkalojnë kufijtë e përcaktuar. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këto kufij, për gazoilin dhe benzinën do të aplikohet akciza e plotë në nivelin 100%.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat