Shqipëria Postuar më 30 Prill 2026, 11:12

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 208 lekë/litër

Nga Edel Strazimiri

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 208

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës në vend, në mbledhjen e zhvilluar më 30 prill 2026. Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit do të jetë jo më shumë se 208 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë deri në 196 lekë/litër.

Ky vendim shënon një rritje krahasuar me çmimin e mëparshëm të publikuar nga Bordi, ku nafta tregtohej me 203 lekë/litër në pakicë dhe 191 lekë/litër në shumicë.

Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar rritje, duke u përcaktuar në maksimum 185 lekë/litër për pakicë dhe 173 lekë/litër për shumicë.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 30 prill, në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në një vendim të ri të Bordit. Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, ndërsa në rast shkeljesh do të aplikohen masa të rrepta, deri në pezullim të aktivitetit.

Institucionet përgjegjëse theksojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg. Gjithashtu, sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ për akcizat, çka do të thotë se niveli i akcizës do të vijojë të zbatohet i plotë, në masën 100%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat