Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 205 lekë/litër - Përcaktohen tavanet e reja të çmimeve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi më 19 maj 2026, nga ora 17:00.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në jo më shumë se 205 lekë/litër, ndërsa çmimi i shumicës në 193 lekë/litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 189 lekë/litër në pakicë dhe 177 lekë/litër në shumicë. Çmimet do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.
Autoritetet paralajmëruan operatorët e tregtimit të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të vendimit, duke theksuar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullim i aktivitetit.
Në njoftim sqarohet gjithashtu se, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, ulja e akcizës në nivelin 80% zbatohet vetëm kur çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këto kufij, akciza do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë 100%.
Lamallari pret përfaqësuesit e FRONTEX: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti sot në një takim përfaqësuesit e lartë të FRONTEX, Eva Capogna, Holger Farnung, Teuta Krasniqi dhe......
Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogorasë – ARRSH: 80% e punimeve të realizuara
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogorasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave......
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, si projekti i urës mbi......
Ankesat dhe kërkesat për energjinë - ERE: Ndryshimet në kontrata dhe faturimi, kryesojnë listën
Mbi 125 mijë ankesa dhe kërkesa janë regjistruar gjatë vitit 2025 nga konsumatorët e energjisë elektrike pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe......
IBAR, te grupi i punës së ambasadorëve të vendeve të BE - Gogu: Amnistia Penale do të ndodhë, është në vlerësim të KE
Në një deklaratë për mediat, ministri i Drejtësisë Toni gogu deklaroi se procesi i njohur si IBAR, Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, tashmë ka......
Marketingu në Messenger po fiton më shumë terren/ Platforma vijon zgjerimin, pavarësisht konkurrencës. Meshkujt, audienca kryesore
Messenger po vazhdon të mbetet një nga platformat më të përdorura të komunikimit në Shqipëri, duke ruajtur një audiencë të gjerë dhe aktive edhe në vitin......
Sistemi bankar, drejt standardeve evropiane - Projektligji i BSH/ Mbikëqyrje më e rreptë dhe masa ndaj sulmeve kibernetike
Sistemi bankar në Shqipëri pritet të përballet me një seri ndryshimesh të rëndësishme, që synojnë forcimin e sigurisë financiare, mbrojtjen e kursimeve të......
263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve - Bizneseve u falen 30 milionë euro nëse i shlyejnë brenda vitit
Bizneset, që ndër vite nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të lehtësohen nga çdo gjobë apo kamatëvonese për......


