Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, gazoili shkon në 202 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën 12:30.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 202 lekë/, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 190 lekë/liter, duke e rritur çmimin me 5 lekë/litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 176 lekë/litër dhe 164 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.
Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.
Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet në 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.
Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Taksat, 10 milionë euro shtesë nga pagat dhe qiratë - 3 mujori/ Buxheti arkëtoi 218 milionë euro, shifër rekord në 10 vite
Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndryshime të dukshme në......
Nivel rekord emigrimi në BE, 64.2 milionë në 2025 - Gati 8,000 njerëz vdiqën në rrugët e migrimit vitin e kaluar
Numri i emigrantëve që banojnë në Bashkimin Evropian u ngjit në një nivel rekord prej 64.2 milionësh në vitin 2025, rreth 2.1 milionë më shumë se një vit më......
Itali, Meloni bonuse për riatdhesimin e emigrantëve - Jepen 1.2 milion euro për avokatët që kryejnë procedurat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të martën se qeveria e saj ishte e përgatitur të bënte ndryshime në një plan të kontestuar që ofronte shpërblime......
Evropa përgatit përgjigjen ndaj krizës energjetike - Frenohen rregullat tatimore për të favorizuar energjinë e naftës
Komisioni Evropian do të paraqesë të mërkurën planet për të ulur taksat e energjisë elektrike dhe për të koordinuar rritjen e magazinimit të gazit, me synim......
Rusia do ndalojë naftën e Kazakistanit drejt Gjermanisë - Ndërprerja e tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji
Rusia do të ndalojë eksportet e naftës nga Kazakistani në Gjermani nëpërmjet tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji, thanë burime të Reuters. Sipas tyre......
Rusia uli prodhimin e naftës në muajin prill - Shkak sulmet me dronë ukrainasë në porte e rafineri
Rusia u detyrua të ulte prodhimin e naftës në prill për shkak të sulmeve me dronë ukrainasë ndaj porteve dhe rafinerive, si dhe një ndalimi të furnizimeve me......
BE po ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç - Brukseli prezanton aplikacionin për verifikimin e moshës
Një valë ndalimesh kombëtare, e ndërmarrë nga disa vende europiane, po e shtyn Bashkimin Europian drejt një kufiri moshe në të gjithë kontinentin, për......
Presidenti Trump zgjat armëpushimin me Iranin - Bisedimet e ardhshme për paqen janë të pasigurta
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta zgjaste për një kohë të pacaktuar armëpushimin me Iranin për të lejuar bisedime të mëtejshme për paqe. Por......


