Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 191 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 191 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër, duke e rritur çmimin me 6 lekë/litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 175 lekë/litër dhe 164 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.
Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim përcaktohet 96 lekë.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.
Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.
Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.
Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Karrierë e re pas të 30-ave, trendi që po fiton terren - Ekspertët: Rikualifikimi profesional, zgjedhja e re e të rriturve
Dikur konsiderohej një vendim i vështirë dhe i rrezikshëm. Sot, ndryshimi i profesionit pas moshës 30 apo 40 vjeç po kthehet në një fenomen gjithnjë e më të......
Gazi natyror, hapet rruga për impiantet e vogla - ERE nis ndryshimet në rregulloren e licencimit, shtohen si aktivitete të reja në sektor
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për ndryshimin e rregullores që përcakton procedurat dhe afatet për licencimin e aktiviteteve në sektorin e......
Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te të rinjtë. Vendi po humbet brezat e rinj. Shtohen të moshuarit
Ndërsa numri i banorëve bie nga viti në vit, ndryshimet më të dukshme po shfaqen në strukturën sipas moshës, ku grupmoshat e reja po pakësohen, ndërsa pesha......
Shqipëria nis vitin me rritje të fortë të turizmit/ Kryeson rajonin për netëqëndrimet në tremujorin e parë
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se vendi ka......
Tirana mban gjysmën e kursimeve bankare në vend - BSH: Diferenca të mëdha në nivelin e depozitave sipas qarqeve
Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet......
Rruga Elbasan-Lekaj, 3 kontrata të reja - ARRSH: Synojmë nënshkrimin brenda vitit, planet për 21 km e mbetur
Autoriteti Rrugor Shqiptar synon nënshkrimin e 3 kontratave të reja për ndërtimin e korridorit VIII, në drejtimin nga Elbasani në Lekaj, brenda këtij viti.......
Shqipëria humbi rreth 27 mijë banorë në një vit/ Popullsia rezultoi në 2.33 milionë banorë në Janar të këtij viti
Popullsia e Shqipërisë vijon të tkurret, teksa vendi humbi rreth 27,400 banorë gjatë vitit 2025 dhe zbriti në 2.33 milionë banorë më 1 janar 2026, sipas të......
Tregu shqiptar i sigurimeve, i varur nga MTPL - Xprimm: Produktet vullnetare mbeten pak të zhvilluara
Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve. Sipas......



