Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2026, 12:54

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta deri në 190 lekë/litër

Nga Edel Strazimiri

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve:

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë, më 6 qershor 2026, në orën 14:30.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 190 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë në 178 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 173 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 161 lekë për litër.

Çmimet e përcaktuara nga Bordi kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen zhvillimet më të fundit të tregut dhe ndryshimet e mundshme të çmimeve.

Bordi i Transparencës u ka rikujtuar operatorëve që tregtojnë nënprodukte të naftës se zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm. Autoritetet paralajmërojnë se në rast të shkeljeve të konstatuara do të merren masa administrative, deri në pezullimin e aktivitetit të subjekteve përgjegjëse.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat