“Boom” sigurimi i makinave me Karton Jeshil në verë - 1.5 mld lekë prime. Makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri, u siguruan më pak

Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Padyshim që fluturimi me avion është forma më e përdorur e transportit nga shqiptarët, por edhe udhëtimi me makinë për të kaluar pushimet në një nga vendet fqinje e jo vetëm, nuk mbetet shumë prapa. Por sa e siguruan shqiptarët makinën e tyre kur udhëtuan gjatë kësaj vere?
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.5 miliardë lekësh deri në shtator të këtij viti, duke u rritur me 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 euro.
Ulja e çmimit të sigurimit nuk është reflektuar në uljen e të ardhurave të arkëtuara nga kompanitë e sigurimit, për shkak se kanë pasur një shtim të kontratave të sigurimit për këtë lloj produkti. Statistikat flasin për një rritje me 2.5% të numrit të kontratave.
Nga ana tjetër, e kundërta ka ndodhur me sigurimin kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë. Referuar shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto kanë rënë në 417 milionë lekë, rreth 1.6% më pak se në janar-shtator të 2024. Edhe numri i kontratave është ulur me gati 2%.
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit janë siguruar më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri u siguruan më pak.
Trashëgimia kulturore, çelësi për turizëm të qëndrueshëm - Kushova: Projekti, ndikim në shtimin e numrit të turistëve
“Trashëgimia është marka jonë”, (“Heritage is our Brand” ) është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të shndërrojë trashëgiminë......
“Bashkëpunimi rajonal, e vetmja rrugë drejt BE” - Kryeministri Rama flet për Kosovën e Serbinë në Forumin e Paqes të Parisit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin e Paqes në Paris, nga ku foli për një sërë çështjes, duke nisur nga pozicionimi i Evropës në konfliktet botërore, e......
2300 biznese, jo më furnizim nga OSHEE - Gjenerali: Klientët e tensionit 6 kV në treg të lirë, FTL garanton çmime konkurruese
Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Administratori i Furnizuesit të Tregut të......
Rikthehet tatimi 15% për bizneset në sektorin IT - Deri në fund të dhjetorit do të trajtohen me tatim preferencial 5%
Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026. Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë......
Çmimi i energjisë mban “nën ankth” bizneset - Oda Ekonomike e Kosovës: Një rritje e mundshme do të shtojë sfidat financiare
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, duke mos e bërë të qartë nëse do të......
Muzeu i Madh Egjiptian “mirëpret” turistët - Hapet më 1 nëntor, dy dekada pasi fillimit të punimeve
Muzeu i Madh Egjiptian, i vendosur pranë piramidave të Gizës, po përgatitet për hapjen e shumëpritur më 1 nëntor, më shumë se dy dekada pasi filloi ndërtimi......
“135 mijë transaksione në ditë” - Balluku: Posta Shqiptare, me inovacione
Posta Shqiptare kryen 135 mijë transanksione në ditë, në 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e......
Mbi 6 mln ton mallra kaluan përmes porteve/ Durrësi vijon të jetë qendra e tregtisë detare
Në Shqipëri operojnë katër porte detare që shërbejnë për transportin e mallrave, ai i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Limjoni në Sarandë. Ndër to, Porti i......




