“BOOM” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2025 morën “OK” 14 kompani, numri total arrin në 130

Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë pas janë dhënë 14 licenca të reja për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të energjisë, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me vitin 2024, kur u miratuan vetëm 3 të tilla.
Ndërkohë, në 5-vjeçarin fundit, numri më i lartë është shënuar në 2022-in, kur ERE licencoi 16 kompani në ushtrimin e këtij aktiviteti. Rritja e interesit në atë kohë erdhi kur tregjet e energjisë elektrike ishin të paqëndrueshme, ndërkohë që Koroprata Elektorenergjetike Shqiptare, që menaxhonte shit - blerjet kryente procedura të shpeshta në këtë drejtim.
Ndërkohë, shifrat e vitit 2025 vijnë në një kontekst të ndryshëm nga ai i viteve të krizës energjetike, teksa tregu vendas ka pësuar zgjerim të numrit të prodhuesve, me investime të reja në energjinë diellore.
Sipas legjislacionit në fuqi, tregtimi i energjisë elektrike përfshin blerjen e energjisë nga një person juridik me qëllim rishitjen e saj, brenda ose jashtë territorit ku ushtron aktivitetin.
Në total, numri i subjekteve të licencuara për këtë veprimtari, sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë ka arritur në 130.
Konkurs ndërkombëtar për Qendrën e Drejtësisë - Një pol i ri urban i godinave, domosdoshmëri për mbështetjen e pushtetit gjyqësor
Është prezantuar programi për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Sipas Kryeministrit Edi Rama, do të ngrihet një pol i ri urban i godinave të......
14 institucione “shkrihen” në një dritare unike - Nis ngritja e platformës së vetme digjitale për licenca, certifikata dhe autorizime
Procedurat dhe shërbimet që ofrojnë 14 institucione dhe agjenci shtetërore, do të jenë të përqendruara të gjitha në Dritaren e Vetme Kombëtare, e cila ka......
Tentohet të grabitet dega e Fibank/ 58-vjeçari hyn i pamaskuar me kallashnikov, qëllon në dysheme. Nuk ka të lënduar
Një person ka tentuar të grabisë degën e Fibank në zonën e Delijorgjit. Plotësisht i pamaskuar dhe i armatosur me kallashnikov, autori ka hyrë në ambientet e......
Qiratë dhe argëtimi rritën çmimet në janar/ Inflacioni e nis vitin me normën 2.3%
Inflacioni në muajin janar u vlerësua në 2.3%, duke mbetur gati i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë......
Izraeli anëtarësohet në “Bordin e Paqes” - Trump kërkon paqe ndërkombëtare, teksa ekspertët kritikojnë
Kryeministri i Izraelit- Benjamin Netanyahu, bëri me dije se vendi i është bashkuar nismës " Bordi i Paqes " të krijuar nga Presidenti i SHBA-Donald Trump. Kjo......
Si e konkurroi tregun global DeepSeek? - Kompanitë rivale ndjekin trendin, me në fokus konsumatorin
Rivalët e inteligjencës artificiale kineze po konkurojnë haptazi novacionin DeepSeek i cili një vit më parë tronditi industrinë globale të IA me lançimin e......
Të rinjtë nuk po lindin më! - Dervishi: Hemoragji nga emigrimi, duhen politika të forta
Lindshmëria në vend ka rënë në nivel historik gjatë vitit 2025, me 74% lindje më pak se në vitin 1990. Sociologu Zyhdi Dervishi e quan këtë një fatkeqësi me......
AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë......


