“Boom” licencash për energjinë diellore - 11 aprovime në 4 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për 4 muajt e parë të vitit janë licencuar 10 kompani për impiante të vegjël me kapacitet deri në 3 MW, me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 21 MW. 9 nga 10 centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun e Fierit.
Po ashtu, është licencuar edhe një impiant i madh 100 MW, gjithashtu i parashikuar për t’u zhvilluar në Darzezë të Fierit.
Këto licenca vijnë pas atyre të vitit 2024 që shënoi dhe vlerën më të lartë nga pikëpamja e kapacitetit për aktivitetin e prodhimit të energjisë nga ky burim energjie. Në total gjatë vitit që shkoi u licencuan mbi 303 MW energji diellore për 17 kompani që tashmë kanë marrë dritën jeshile, duke rritur kapacitetin që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.
Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, për të kaluar në vitet 2019 - 2021, përgjatë të cilëve u licencuan vetëm 6 MW. Pas kësaj periudhe filloi të shënohej një rritje e ndjeshme e numrit të kompanive dhe kapacitetit të planifikuar për t’u instaluar. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW, ndërsa gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW.
Aktualisht, numërohen 64 kompani që kanë marrë licencat e tyre në aktivitetin e prodhimit të energjisë nga dielli, ndërkohë që projektet e tyre arrijë në rreth 735 MW. Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur ndjeshëm nga energjia ujore.
Sondazh

SHBA, 179 mld euro marrëveshje me Emiratet Arabe - Udhëtimi i Trump në Gjirin Persik siguroi 1.3 trilionë euro investime
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi marrëveshje prej 179 miliardë eurosh me Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë ndalesës së......

Normat mesatare të taksave personale në Europë: Cilat vende panë rritjen më të madhe në vitin 2024?
Punëtorët paguajnë jo vetëm tatimin mbi të ardhurat, por edhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Së bashku, këto dy komponentë përbëjnë normën mesatare të......

Bonusi i lindjeve, jepen vetëm 1 milionë euro - 3-mujori/ Rënia e lindshmërisë, 4 milionë euro mbeten “stok”
Vetëm 1 milionë euro janë shpërndarë për bebet e lindura në 3 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë......

Rama pret Sánchez: Mbështetje e vazhdueshme e Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë!
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të......

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian - Nis punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë......

Greqi, turizmi gjeneron mbi 30 miliardë euro - Sektori i dha “frymëmarrje” ekonomisë dhe punësimit në vitin 2024
Kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në ekonominë greke në vitin 2024 vlerësohet të jetë 30.2 miliardë euro. Të dhënat vijnë nga studimi i Institutit të......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Monedha europiane edhe pse me luhatje të lehta prej disa kohësh tashmë mbetet në vlera relativisht konstante kundrejt monedhës vendase duke u blerë këtë të......

Rutte mbërrin në Tiranë/ Rama: Forcim i mëtejshëm i rolit të Shqipërisë në NATO!
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit......