“Boom” licencash për energjinë diellore - 10 aprovime në 2 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për 2 muajt e parë të vitit janë licencuar 9 kompani për impiante të vegjël me kapacitet deri në 3 MW. 8 nga 9 centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun e Fierit. Po ashtu, është licencuar edhe një impiant i madh 100 MW, gjithashtu i parashikuar për t’u zhvilluar në Darzezë të Fierit.
Këto licenca vijnë pas atyre të vitit 2024 që shënoi dhe vlerën më të lartë nga pikëpamja e kapacitetit për aktivitetin e prodhimit të energjisë nga ky burim energjie. Në total gjatë vitit që shkoi u licencuan mbi 303 MW energji diellore për 17 kompani që tashmë kanë marrë dritën jeshile, duke rritur kapacitetin që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.
Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, për të kaluar në vitet 2019 - 2021, përgjatë të cilëve u licencuan vetëm 6 MW. Pas kësaj periudhe filloi të shënohej një rritje e ndjeshme e numrit të kompanive dhe kapacitetit të planifikuar për t’u instaluar. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW, ndërsa gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW.
Aktualisht, numërohen 62 kompani që kanë marrë licencat e tyre në aktivitetin e prodhimit të energjisë nga dielli, ndërkohë që projektet e tyre arrijë në rreth 731 MW. Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur ndjeshëm nga energjia ujore.
Sondazh

Trump “godet” agjencinë e ushqimit të OKB - FAO pezullon projektet pas ndalimit të financimeve prej 300 mln USD në vit
Projektet e ndihmave në vendet e goditura nga kriza, duke nisur nga Afganistani deri në Bririn e Afrikës janë pezulluar dhe stafi është shkurtuar, pasi......

Bizneseve u kthehen 224 milionë euro TVSH - Rimbursohen 1652 kërkesa, refuzohen mbi 1 mijë të tjera
Përgjatë vitit 2024 administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale (FIFO dhe këste) prej afro 22,4 miliardë lekw apo 224......

BQE paralajmëron: Priten goditje të rënda ekonomike nga luftërat tregtare të Trump!
Një luftë tregtare në shkallë të gjerë e shkaktuar nga kërcënimet e përshkallëzuara të tarifave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t'i jepte një......

Ari arrin një moment të ri historik! - Kap vlerën e 3 mijë dollarë për ons
Çmimet e arit arritën një nivel të ri, me çmimet e arit në Comex që u rritën me 1.5%, duke tejkaluar shkurtimisht një moment historik të ri prej 3,000......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e dhe pse ka pasur një javë relativisht negative ka rikuperuar sërish pikë këtë të premte në raport me dje duke u blerë sot me 91.2 lekë dhe......

Tuneli i Llogarasë, përmirësim i sigurisë dhe i operimit - ARRSH hap tenderin 311 milionë lekë për mirëmbajtjen
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për mirëmbajtje pajisjesh dhe operimi i Tunelit të Llogarasë. Fondi limit i përllogaritur është 311......

“Oferta globale e naftës mund të tejkalojë kërkesën” - Tensionet tregtare, mbiprodhimi i OPEC+ do të ndikojnë në tregun global
Oferta globale e naftës mund të tejkalojë kërkesën me rreth 600,000 fuçi në ditë këtë vit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport mujor. Ky......

Rruga e Arbrit, Balluku: Nesër festojmë hapjen e veprës më të madhe infrastrukturore të verilindjes shqiptare
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku në një videomesazh në rrjetet sociale ka njoftuar hapjen e......