“Boom” i transfertave në euro brenda Shqipërisë/ AIPS EURO regjistron mbi 106 mijë transaksione në tremujorin e parë

Tre muajt e parë të 2026 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në 2025.
Konkretisht, në janar-mars të këtij viti janë realizuar gati 106 mijë transaksione përmes sistemit AIPS EURO, të cilat kapin një vlerë totale prej rreth 1.57 miliardë euro. Vetëm gjatë muajit mars rezultojnë të jenë kryer thuajse 39 mijë transaksione. Nëse bëjmë një krahasim me tremujorin e parë të 2025, vërejmë se ky vit ka 31% më shumë veprime me AIPS EURO se në 2025, ku numri total për periudhën janar-mars ishte vetëm 81 mijë. Nga ana tjetër, edhe shuma e transfertave rezulton më e lartë këtë vit.
Në bazë mujore, si numri ashtu edhe vlera e veprimeve të realizuara me AIPS EURO kanë pësuar rritje në muajin mars në krahasim me shkurtin. Shifrat nga Banka e Shqipërisë tregojnë një zgjerim të përdorimit të sistemit edhe për transaksione me vlera më të larta.
Sistemi AIPS EURO bën të mundur shlyerjen bruto, në kohë reale të transaksioneve të klientëve të bankave për pagesat në Euro, brenda territorit të Shqipërisë. Sistemi AIPS EURO filloi funksionimin në vitin 2022. Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro ishte kryerja e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulët dhe me një afat kohor shumë më të shkurtër. Më parë, procesi kryhej nëpërmjet bankave korrespondente, ndërsa të dhënat tregojnë se ai po përdoret gjithnjë e më shumë për pagesa me vlerë të ulët, duke sugjeruar familjarizimin më të madh të individëve me përdorimin e sistemit.
Sistemi AIPS, i administruar nga Banka e Shqipërisë, përdoret për kryerjen e pagesave me vlerë të madhe në lekë brenda vendit dhe kryesisht shfrytëzohet nga bankat, bizneset dhe institucionet. Përmes tij realizohen transferta të rëndësishme financiare, si për shembull pagesa të mëdha të bizneseve ndaj furnitorëve, pagesa të institucioneve shtetërore për kontrata publike, apo shlyerje detyrimesh mes bankave.
Ndërkohë, sistemi AIPS-EURO funksionon në të njëjtën mënyrë, por për pagesat në euro që kryhen brenda Shqipërisë. Ky sistem përdoret zakonisht për transaksione mes bizneseve që operojnë me kontrata në euro, si pagesa për importe, shërbime apo investime, si edhe për transferta në euro mes bankave për llogari të klientëve të tyre.
Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane
Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe......
Administrata publike, më tërheqëse në 2025 - Rritet numri, 20 aplikime për një pozicion pune
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohet një rritje e interesit për punësimin në administratën......
Nis lëvizja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri/ Miliona shtetas përfitojnë nga qarkullimi i thjeshtuar
Nga 1 maji deri më 30 shtator, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kontrolle, duke u mundësuar shtetasve të dy vendeve lëvizje më të shpejtë......
Qytetarët rrisin borxhet për konsum/ Tirana mban peshën kryesore, Elbasani kryeson për rritjen
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore për individët është rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2026. Në total, huatë......
Sa u prekën kreditë nga zhvlerësimi i euros? - BSH: Cilësia e huasë në valutë të pambrojtur nga kursi i këmbimit është përmirësuar
Cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit erdhi duke u përmirësuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Huamarrja në......
“Të rinjtë punojnë, por nuk vlerësohen” - Analiza e ALTAX: Vende pune sezonale dhe paga të ulëta
Ekonomia shqiptare po krijon më shumë vende pune se një dekadë më parë, por shumë prej tyre mbeten të pasigurta, sezonale dhe me paga që nuk ndjekin ritmin e......
Mbi gjysma e të punësuarve në Shqipëri, “punë krahu”/ Bujqësia, industria dhe ndërtimi mbajnë peshën kryesore
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 57% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në sektorë që lidhen kryesisht me punën fizike, ose siç njihet......
OBP publikon katalogun e parë për materialet mjekësore - Standarde dhe çmime të unifikuara për spitalet
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) sh.a. ka publikuar katalogun e parë për “Blerje materialesh mjekimi të përgjithshme dhe kirurgjikale për nevoja......


