Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2025, 11:33

Bonusi i pensionistëve, kur nis shpërndarja? - Ibrahimaj: Do të jetë i njëjtë si i vitit të kaluar

Nga Diamila Leka

Bonusi i pensionistëve, kur nis shpërndarja? - Ibrahimaj: Do të

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se që nga 1 dhjetori, do të nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët të cilët e përfitojnë atë. Sipas Ibrahimajt, bonusi nuk do të ketë ndryshim por do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar.

“E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar. Pra të gjithë pensionistët që kanë një pension më të vogël se 200 mijë lekë, do të marrin 150 mijë lekë bonus dhe të gjithë ata që kanë një pension më të madh sesa 200 mijë lekë, do të marrin 100 mijë lekë bonus.”

Ministrja theksoi se kjo është një përpjekje e buxhetit në total në 5 vitet në vijim deri në vitin 2030, ku fondi që do të jetë në dispozicion për pensionistët është 1.7 miliardë euro, ndërmjet bonusit dhe indeksimeve që në vetëvete është një vlerë rreth 50 milionë euro për çdo vit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat