Shqipëria Postuar më 16 Maj 2025, 10:15

Bonusi i lindjeve, jepen vetëm 1 milionë euro - 3-mujori/ Rënia e lindshmërisë, 4 milionë euro mbeten “stok”

Nga Elisabeta Dosku

Bonusi i lindjeve, jepen vetëm 1 milionë euro - 3-mujori/ Rënia e

Vetëm 1 milionë euro janë shpërndarë për bebet e lindura në 3 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën Janar-Mars,  ka një rënie drastikë te fondit të disbursuar për nxitjen e lindshmërisë, në 4 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Konkretisht në 3 mujorin 2024 janë shpërndarë 5 milionë euro, ndërsa rënia këtë vit llogaritet në -80%.

Po ashtu, është e njëjta rënie në raport me planifikimin e bërë, ku parashikohej të jepeshin 5 milionë euro në këtë tremujor.

Këto shifra tregojnë një rënie drastike të lindshmërisë së popullsisë çka po e çon vendin drejt plakjes me ritme të shpejta.

Gjë që konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT,   sipas të cilave lindjet në tremujorin e parë 2025 u regjistruan në 4662, shifra më e ulët që nga viti 2011 për të njëjtën periudhë.

Të dhënat krahasuese nga viti 2011 me parashikimet për vitin 2025 tregojnë një ulje mesatare prej 37.2% në shkallë kombëtare, por në disa qarqe, rënia është shumë më e thellë.

Kjo tendencë do të vijojë të japë një goditje edhe më të madhe në tregun e punës, skemën e pensioneve si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Bonusi i lindjes është vendosur në formën e ndihmës së menjëhershme financiare për prindërit me foshnja të porsalindura që nga viti 2019.  Ndihma e dhënë është në masën 40 mijë lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 mijë lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe të foshnjave të tjera në vijim.

Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, masa e përfitimit është masën 80 mijë lekë për secilën foshnjë dje  për prindërit që sjellin në jetë më shumë se dy foshnja të lindura njëherësh masa e përfitimit është  120 mijë lekë për secilën foshnjë.

Bonusi përfitohet menjëherë pasi prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në gjendjen civile për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. 

Fëmijët e lindur jashtë vendit janë të përjashtuar nga e drejta për ta përfituar atë.  Përgjatë këtij viti fondi total është parashikuar 2.2 miliardë lekë.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...