Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2024, 10:10

Bonusi fundvitit/ Rama: 15 mijë lekë bonus për pensionet deri në 20 mijë lekë!

Nga Scan TV

Bonusi fundvitit/ Rama: 15 mijë lekë bonus për pensionet deri

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, se në ditët në vijim, qeveria do çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e fundvitit.

Rama nisi paraqitjen e projektbuxhetit 2025 duke njoftuar se ky bonus do të ndahet në dy shkallë: “Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë ose 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, një bonus i ri prej 150 euro. Ndërsa, pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro”, tha Rama.

“Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha ai.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat