Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2025, 11:32

“Bonus për familjet me ndihmë ekonomike” - Akt normativ për ndryshimet në buxhet, 150 mln euro shtesë në fondin e pensioneve

Nga Fabjona Pasho

“Bonus për familjet me ndihmë ekonomike” - Akt normativ

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të fundit të vitit, me ndryshime në buxhetin 2025 që prekin drejtpërdrejt shtresat në nevojë, fermerët, shëndetësinë dhe pushtetin vendor. Ministri i Financave Petrit Malaj, tha se 148 mijë e 500 qytetarë që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin bonus fundviti 15 mijë lekë.

Mbështetja financiare për familjet të cilat përfitojnë Ndihmë Ekonomike si dhe për Personat me Aftësi të Kufizuar, apo kujdestarët e tyre.

Masa e mbështetjes financiare, në formën e bonusit të fundvitit, do të jetë 15 mijë lekë apo rreth 150 euro.

Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148,500 qytetarë me një fond total prej 2.2 miliardë lekë”, tha Malaj.

Malaj thekson se fondet të cilat nuk do të shpenzohen nga institucionet, do të kalojnë në fondin e veçantë, pranë Bankës së Shqipërisë.

Është vendosur që për të gjitha ato fonde të cilat nuk do të shpenzohen nga ministritë apo institucionet buxhetore, do të kalojnë në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

Nga një vlerësim paraprak që ka bërë Ministria e Financave, vlerësohet se shuma që minimalisht do të kalojë në këtë llogari do të jetë në masën 150 milionë euro. 

Kjo shumë do të përdoret për Reformën e Pensioneve të cilën kjo qeveri tashmë e ka nisur”, u shpreh ministri.

Të tjera ndryshime në buxhet lidhen me shëndetësinë dhe bujqësinë.

Fermerët do të përfitojnë një shumë prej rreth 2 miliardë lekë shtesë nëpërmjet skemave mbështetëse.

Në total fondi i alokuar për vitin 2025, ku fermerët kanë përfituar drejtpërdrejt nëpërmjet këtyre skemave mbështetëse, shkon në masën 6.4 miliardë lekë, krahasuar me 5.3 miliardë lekë që ishte në vitin 2024.

Shëndetësia është një tjetër sektor që do të mbështetet nëpërmjet këtij Akti Normativ ku do të përfitojë 18 milionë euro shtesë, mbështetje për ilaçe në spitale”, tha Malaj.

Ndërkaq, pushteti vendor do të përfitojë një mbështetje mee rreth 1.2 miliardë lekë shtesë, të cilat do të përdoren për të shlyer detyrimet e parapambetura. 

 

Shqipëria 22 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje gjatë fundjavës duke humbur pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat