Bonot 12-mujore prekin “fundin”/ Norma mesatare e interesit, në 2.57%. Më e ulëta që nga qershori 2022
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rekord në rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.57%. Kështu, yeld-i arrin fare pranë normës bazë të interesit prej 2.50%. Në ankandin e zhvilluar rreth një muaj më parë, yield-i ishte pak më i lartë, 2.6%. Kjo është edhe norma më e ulët e regjistruar që nga qershori 2022
Për sa i përket kërkesës së investitorëve, të dhënat tregojnë se ka qenë e lartë. Numri i kërkesave konkurruese ishte 15, ndërsa u pranuan vetëm 10 prej tyre. Nga ana tjetër, shuma e shpallur për financim ishte 6.8 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave në ankand arriti 8.498 miliardë lekë.
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit në 2.50% nga 2.75% që ishte më parë, jep ndikimin e tij në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore.
Niveli i ulët i interesit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.
Yield-i është interesi vjetor që mbajtësi i bonove do të marrë gjatë afatit të tij deri në maturim. Yield-i i bonove të thesarit 12-mujore i referohet kthimit që një investitor realizon nga një investim në një instrument të tillë. Yeld-i përputhet me normën e kuponit të bonos kur ai lëshohet, megjithëse yeld-i shpesh ndryshon ndërsa bonot janë në qarkullim. Yield-i aktual është norma e kuponit të bonos e pjesëtuar me çmimin e tij të tregut.

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% krahasuar me të......

TEC-et lundrues do të konvertohen në gaz/ Programi: 3 ndërhyrje me fokus gazin natyror, TEC-i i Vlorës dhe gazifikimi i Korçës
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në......

Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re
Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në......

Në SHBA, 5 qendra të reja të të dhënave të IA/ Planet e OpenAI, Oracle dhe SoftBank për projektin 500 mld USD, Stargate
OpenAI, Oracle dhe SoftBank njoftuan plane për pesë qendra të reja të të dhënave të inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar......

Çmimet e pronave rriten deri në 40% me hyrjen ne BE- Analiza/ Çfarë do ndodhë me tregun 5-7 vite pas anëtarësimit?
"Sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtet përpara dhe ka goxha hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Kështu që ajo që do t'u......

“Jo përfitime të veçanta të OBT”/ Vendimi i Kinës pritet të “qetësojë” marrëdhëniet tregtare me SHBA
Kina nuk do të kërkojë më përfitimet për vendet në zhvillim në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke hequr një pikë mosmarrëveshjeje me SHBA-në që ka qenë......

Shqipëria prodhon më shumë mbetje/ Në vitin 2024, çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg
Në vitin 2024, Shqipëria ka prodhuar mbi 862 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 2.14%, krahasuar me vitin 2023. Çdo qytetar gjeneroi mesatarisht......

Rreziqet e transportit ajror global/ Nga sulmet kibernetike dhe tensionet gjeopolitike, tek emetimet neto zero
Takimi global i liderëve të aviacionit në Montreal pati kritika nga SHBA për fokusin e tij të gjelbër, edhe pse delegatët përballen me kërcënime të......