Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yield-i mesatar i ponderuar arrin në 2.54%. Interes i lartë nga investitorët
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.54%, duke arritur pranë normës bazë të interesit prej 2.50%. Në ankandin e zhvilluar rreth një muaj më parë, yield-i mesatar i ponderuar ishte 2.57%.
Për sa i përket kërkesës së investitorëve, të dhënat tregojnë se ka qenë e lartë. Numri i kërkesave konkurruese ishte 17, ndërsa u pranuan vetëm 11 prej tyre. Ndërkohë, nga 7,8 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, kërkesa totale ishte 14,448 miliardë lekë, pra thuajse dyfish më e lartë. Në këtë mënyrë, shuma e financimit të pranuar u rrit në 8,970 miliardë lekë.
Vendimi i Bankës së Shqipërisë më 9 korrik të këtij viti për të ulur normën bazë të interesit në 2.50% nga 2.75% që ishte më parë, ka dhënë ndikimin në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore.
Niveli i ulët i yeldit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.
Referuar kalendarit të huamarrjes së Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit të këtij viti, pra tetor-dhjetor në tregun e brendshëm janë programuar të financohen 64,9 miliardë lekë.
Yield-i është interesi vjetor që mbajtësi i bonove do të marrë gjatë afatit të tij deri në maturim. Yield-i i bonove të thesarit 12-mujore i referohet kthimit që një investitor realizon nga një investim në një instrument të tillë. Yeld-i përputhet me normën e kuponit të bonos kur ai lëshohet, megjithëse yeld-i shpesh ndryshon ndërsa bonot janë në qarkullim. Yield-i aktual është norma e kuponit të bonos e pjesëtuar me çmimin e tij të tregut.

“Rritje taksash dhe shkurtim shpenzimesh” - Britania paralajmëron masat e reja për të përballuar sfidat ekonomike
Ministrja e Financave në Britaninë e Madhe, Rachel Reeves, pranoi se po shqyrtohen rritje taksash dhe prerje shpenzimesh në buxhetin e ardhshëm. Kjo tregon......

Shqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave/ Raporti i Chainalysis 2025: Renditemi në vend të 111-të, nga 151 shtete në total
Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2025, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por, ku renditet......

Çelen mbi 4700 biznese të reja në 3 muaj - 11,461 aplikime online në QKB vetëm në Shtator
1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik. Të dhënat......

Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9 mln lekë për përmirësimin e cilësisë së energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e kabinave 20 kv të n/stacioneve Kashar, Qendër, Selitë, Farkë. E ndërsa......

Von der Leyen: Mbi 100 mln euro investime në Serbi - Presidenti Vuçiç i kërkon BE-së përjashtim nga tarifat e çelikut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të......

“Ulje e tarifave të thirrjeve celulare dhe investim në 5G” - Kostot e terminimit, sipas metodologjisë së BE. Kuvendi, 11 rekomandime për AKEP
Ulje e tarifave të terminimit të thirrjeve dhe më shumë investime në rrjetin 5G. Kuvendi i Shqipërisë i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve......

Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri - Urdhri/ Rregulla të reja për regjistrimin dhe gjurmueshmërinë
Shqipëria do të ketë një regjistër digjital për kafshët që mbarështohen në territorin e vendit. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren......

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton furnizim cilësor me energji elektrike
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në......