Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2024, 19:59

Bo Bowling Tirana hap dyert në QTU-Një destinacion i ri i argëtimit familjar

Nga Ernilda Luzi

Bo Bowling Tirana hap dyert në QTU-Një destinacion i ri i

Qendra tregtare QTU ka mirëpritur një qendër të re argëtimi të parën dhe të vetmen në Tiranë, BO Bowling.

Për të kremtuar këtë moment të veçantë në QTU u organizua mbrëmjen e së shtunës një ceremoni madhështore me personalitete të njohura.

John Grogan ish- deputeti britanik në fjalën e tij theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirave argëtuese për komunitetin.

Samir Mane presidenti i Grupit Balfin nënvizoi rëndësinë që ky investim ka për qytetarët e Tiranës e jo vetëm.

Dy vëllezërit vizionarë, Fitim dhe Kujtim Fazliu pas suksesit në Kosovë, zgjodhën që BO bowling ta sjellin edhe në QTU.

BO Bowling Tirana është më shumë sesa një qendër bowlingu. Me pista moderne për bowling, Karaoke Box dhe një kombinim aktivitetesh të tjera.

Ky bashkëpunim midis QTU dhe BO Bowling tregon angazhimin e vazhdueshëm të qendrës për të pasuruar eksperiencën e klientit duke ofruar jo vetëm shopping, por edhe momente të paharrueshme për të gjithë familjen.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat