Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2025, 12:35

Bllokohen 4 ton pesticide të skaduara - AKU inspektime në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Nga Elisabeta Dosku

Bllokohen 4 ton pesticide të skaduara - AKU inspektime në Tiranë,

Afro 4 ton produkte të mbrojtjes së bimëve janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka kryer disa inspektime ne disa biznese, në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë me qëllim evidentimin subjekteve të ndryshme që tregtojnë produkte të tilla në shkelje me ligjin.

Referuar njoftimit zyrtar të këtij institucioni,  trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg Produkte të Mbrojtjes së Bimëve (PMB), për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.

Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”.

AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore.

Produktet e mbrojtjes së bimëve apo ndryshe pesticidet janë substanca që përdoren për të mbrojtur bimët nga dëmtuesit, sëmundjet dhe barërat  e këqija.

Përpos shitjes, në vendin tonë është problematikë edhe blerja dhe përdorimi i tyre pa kriter nga ana e fermerëve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat