Blerjet online dhe dërgesat postare nga jashtë/ Ja çfarë duhet të dini për kufirin e pataksueshëm
Në një kohë kur blerjet online janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, Dogana Shqiptare bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale për qytetarët që porosisin mallra nga jashtë për kufirin e përjashtuar nga detyrimet doganore.
Sipas njoftimit zyrtar të Doganave Shqiptare, janë përcaktuar dy pragje të ndryshme që përjashtohen nga pagesa e detyrimeve doganore:
22 € për blerje online nga jashtë vendit. Ky kufi llogaritet vetëm mbi vlerën e mallit, pa përfshirë kostot e transportit dhe sigurimit. Ndërsa 45 € për dërgesat postare nga individë jashtë vendit, pa përfshirë koston e transportit.
Ndwrsa mbi këto vlera aplikohet detyrimisht deklarim doganor dhe pagesa taksash. Deklarimi bëhet automatikisht nga operatorët postarë, të cilët mund të tarifojnë për këtë shërbim, këto tarifa nuk janë pjesë e detyrimeve doganore.
Nëse vlera e produktit të porositur kapërcen kufijtë e mësipërm, zbatohen detyrimisht procedurat e deklarimit doganor dhe pagesa e taksave përkatëse. Kjo do të thotë se, në momentin që pakoja mbërrin në Shqipëri, ajo i nënshtrohet kontrollit dhe taksimit nga autoritetet doganore.
Individët duhet të kontrollojnë gjithmonë vlerën e mallrave përpara se të bëjnë një blerje nga jashtë. Nëse pranoni një pako nga një mik apo i afërm nga jashtë, sigurohuni që vlera reale e dërgesës të jetë nën 45 €, për të shmangur vonesa apo tarifa shtesë.

Kush përjashtohet nga aktmarrëveshja e OSHEE? Hima: Skemat e reja u japin mundësi klientëve për të shlyer detyrimet
Në lidhje me aktmarrëveshjen e OSHEE Group për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, drejtori i departamentit të shitjeve dhe......

Tokat e pafrytshme, në ankand ndërkombëtar/ Balluku: Bashkitë do të bëhen partnerë në zhvillim
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar nisjen e një procesi të ri në bashkëpunim me të......

Plani i Rritjes, BE merr “garanci” për fondet. Udhëzimi/ Masa për auditimin dhe përdorimin me transparencë
Bashkimi Europian ka marrë “garanci” nga qeveria shqiptare se fondet që do të jepen në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të kalojnë në......

By-Pass për devijimin e trafikut në Sarandë/ Nis faza e parë për hyrje-daljen e re nga qyteti
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e By-Pass Sarandë, Faza I. Fondi limit i këtij projekti është 1 miliardë e 999 milionë......

Turizmi rrit fuqishëm konsumin e karburantit/ Zhdoganohen 345 mijë ton në gjysmën e parë të vitit
Sezoni turistik dhe shfrytëzimi i fundjavave apo pushimeve të hershme verore nga ana e qytetarëve shqiptarë kanë rritur ndjeshëm konsumin e karburanteve në......

Shqipëria, më shumë borxh të brendshëm se në 2024/ MF: Në 6 muaj, u emetuan 232.6 miliardë lekë në tituj qeveritarë
Ministria e Financave ka emetuar 30.5 miliardë lekë tituj qeveritarë gjatë muajit qershor. Shumica e emetimeve rezultojnë në instrumente afatgjata.......

BE financon energjinë e gjelbër në Shqipëri/ Synohet modernizimi i HEC-it të Fierzës dhe digjitalizimi i nënstacioneve
Bordi Operacional i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka miratuar një paketë investimesh prej 87.7 milionë euro, të financuar nga Bashkimi......

Nxehtësia e lartë trefishoi vdekjet në Evropë/ Ndryshimi i klimës “mori” jetën e 1,500 personave në 12 qytete evropiane
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu e intensifikuan valën e fundit të të nxehtit në Evropë dhe rritën numrin e vdekjeve nga nxehtësia me rreth......