Blerjet e energjisë nga KESH/ Vit jo i favorshëm hidrik, fatura totale arrin në 159 mln euro

Situata jo e favorshme hidrike ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa procedura për blerje energjie në javët e fundit, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore.
Në 3 procedurat e fundit janë shpenzuar rreth 26 mln euro, teksa fatura totale për këtë vit ka arritur në rreth 159 mln euro. Gjatë javëve të fundit janë zhvilluar edhe 2 procedura për shitjen e energjisë, duke gjeneruar një vlerë të kufizuar prej rreth 730 mijë euro, si dhe një procedurë optimizimi, nga e cila është përfituar një vlerë modeste prej rreth 17 mijë euro.
Ky nuk është një vit i mirë nga pikëpamja e energjisë, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve të shiut, që do mundësonin prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.
Çmimi me të cilin është siguruar energjia gjatë këtij viti përllogaritet në rreth 123.6 euro/mWh, teksa më shtrenjtë energjia është blerë në muajt janar – shkurt. Kjo situatë paraqet një kontrast të fortë me vitin e kaluar, kur deri në fund të 6-mujorit të parë nuk ishte zhvilluar asnjë procedurë importi, falë furnizimit nga HEC-et e Kaskadës së Drinit. Për vitin 2024, fatura totale e importeve të energjisë elektrike arriti në rreth 70 milionë euro.
Pavarësisht shifrave në rritje të energjisë diellore, sistemi elektroenergjetik shqiptar mbetet i varur nga kushtet e motit, që në periudha thatësirash i kushtojnë financave publike miliona euro shpenzime.
Për çfarë po marrin hua bizneset? Financimet orientohen drejt pajisjeve. Kompanitë shmangin rrezikun e kursit të këmbimit
Në korrik 2025, bizneset shqiptare morën gjithsej 19.1 miliardë lekë hua të reja, por mënyra se si i përdorën këto para tregon shumë për prioritetet dhe......
Omani ofron viza të arta për të huajt/ Ul pragun e investimeve dhe garanton qëndrime afatgjata për sipërmarrësit
Omani ka nisur zyrtarisht një program për të favorizuar lejet e qëndrimit afatgjatë, me synimin për të tërhequr kapital të huaj dhe profesionistë të......
Ari tregtohet mbi 3,500 USD/ Shkak, dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit
Çmimi i arit tejkaloi 3,500 dollarë për ons, duke arritur një nivel rekord, ndërsa dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga......
17 ton mallra pa faturë vetëm në një muaj/ Aksioni për faturat tek produktet bujqësore, 112 masa administrative
Gjatë muajit gusht, në të gjithë vendin janë identifikuar afro 17 ton mallra të pa shoqëruara me faturën fiskale. Referuar të dhënave të Drejtorisë së......
Vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani/ Ngrohja globale ka rritur ndjeshëm probabilitetin e temperaturave ekstreme
Britania e Madhe ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1884 dhe tashmë rrezikon të përjetojë më shpesh të njëjtat kushte......
“Ndotja e mjedisit rrezikon ekonominë globale”/ Banka Botërore kërkon masa kundër degradimit të tokës, shpyllëzimit
Toka e degraduar, ajri i ndotur dhe mungesa e ujit përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ekonomik global, por përdorimi më efikas i burimeve natyrore mund......
Greqi, qeveria planifikon ulje taksash/ Paketa 1.5 miliardë euro përfshin mbështetje për familjet dhe pensionistët
Qeveria greke po përgatit një paketë ndihmash dhe mbështetjeje prej 1.5 miliardë euro, që do të shpallet nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë Panairit......
“Besnikëria ndaj BE nuk vihet kurrë në dyshim” - Rama: Uroj të bien dakord edhe vendet anëtare për anëtarësimin
Me mesazhe të qarta bashkëpunimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. I ftuar......





