Shqipëria Postuar më 9 Gusht 2025, 11:14

Blerjet e energjisë nga KESH - Nevojat konsumatore, shpenzohen rreth 7.1 mln euro në tenderin e fundit

Nga Ola Mitre

Blerjet e energjisë nga KESH - Nevojat konsumatore, shpenzohen rreth 7.1

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar një tjetër procedurë për blerje energjie në tregun e lirë, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore.

Në procedurën e fundit janë shpenzuar rreth 7.1 mln euro për blerjen e rreth 59 mijë euro mWh energji, teksa fatura totale për këtë vit ka arritur në rreth 133 mln euro.

Ky nuk është një vit i mirë nga pikëpamja e energjisë, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve të shiut, që do mundësonin prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.

Çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia është 123.5 euro/mWh, teksa më shtrenjtë energjia është blerë në muajt janar – shkurt. 

Kjo situatë paraqet një kontrast të fortë me vitin e kaluar, kur deri në fund të 6-mujorit të parë nuk ishte zhvilluar asnjë procedurë importi, falë furnizimit nga HEC-et e Kaskadës së Drinit. Për vitin 2024, fatura totale e importeve të energjisë elektrike arriti në rreth 70 milionë euro.

Ndërkohë, këto të dhëna nënvizojnë edhe njëherë varësinë e sistemit elektroenergjetik shqiptar nga kushtet e motit, ku rreth 94% e prodhimit vjen nga burimet ujore dhe 6% nga impiantet fotovoltaike.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat